1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi ndikojnë ndryshimet klimatike në shëndetin tonë

Si ndikojnë ndryshimet klimatike në shëndetin tonë

Sipas shkencëtarëve, muaji Shkurt 2024 është regjistruar si më i nxehti në histori.

Sipas Copernicus, temperatura e detit në botë është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, ndërsa akulli i detit në Antarktidë ka arritur sërish në nivele ekstreme.

Temperaturat e oqeanit arriti një rekord të lartë në shkurt që arriti në 21.06 gradë Celsius.

Gazrat serë bën që shkurti i vitit 2024 të ishte 1,77 gradë Celsius më i ngrohtë.

Studiuesit kanë bërë të ditur se temperaturat në dete dhe oqeane kanë qenë vazhdimisht dhe jashtëzakonisht të larta për 10 muajt e fundit.

Por si ndikojnë ndryshimet klimatike në shëndetin tonë?

Me ndryshimin e kushteve klimatike, vërehen ngjarje ekstreme të motit më të shpeshta, duke përfshirë stuhitë, përmbytjet, nxehtësitë ekstreme, thatësirat dhe zjarret.

Këto ngjarje kërcënuese të motit ndikojnë drejtpërdrejt dhe indirekt mbi shëndetin, duke rritur rrezikun e vdekjeve, sëmundjeve jo të transmetueshme, shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve infektive dhe emergjencave shëndetësore.

Këto ngjarje klimatike shtojnë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes, ato kardiovaskulare dhe gastrointestinale, së bashku me kërcënime të tjera shëndetësore.

Zjarret kanë efekte akute, si njerëzit që digjen për vdekje, apo që vdesin nga asfiksia për shkak të thithjes të tymit. Përveç kësaj, zjarret e ndotin shumë ajrin, dhe kjo ndotje përhapet shumë përtej zonës së zjarrit.

Ekspozimi ndaj tymit të zjarrit, mund të shkaktojë sëmundje akute dhe kronike të mushkërive dhe të zemrës, pasi lëshon grimca shumë të vogla që hyjnë në mushkëri dhe nga andej në qarkullimin e gjakut.

Temperaturat e sipërfaqes së detit, po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe bakteret vibrio që shkaktojnë sëmundje, po përhapen në ujërat më të ngrohta të oqeanit. Vektorët e përhapjes së sëmundjeve si mushkonjat dhe rriqrat, shtohen më shumë mirë në temperatura më të nxehta, duke e rritur potencialisht incidencën e sëmundjeve si Lyme apo Malaria.

Për të vazhduar më tej, është evidentuar tashmë se ndryshimet e klimës ndikojnë në shëndetin mendor. Për shembull, ekspozimi ndaj ngjarjeve ekstreme si përmbytjet, tsunami, dhe të tjera rritin rrezikun për gjendjet e ankthit dhe depresionit. Këto rreziqe dhe efektet e tyre ndryshojnë në varësi të gjendjes shëndetësore të personave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se nëse nuk merren masa të mëdha për të pakësuar emetimet e ngrohjes globale deri në vitin 2030, rreth 250,000 njerëz do të vdesin çdo vit nga efektet e ndryshimit të klimës.

“Çfarë është e mirë për planetin, është e mirë për kujdesin e pacientit”

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat