14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, vdesin babë e bir. Plagosen 7 persona

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, vdesin babë e bir. Plagosen 7 persona

Babë e bir kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë, pas përplasjes së vinçit me shtyllën e tensionit të lartë.

Ndërsa janë plagosur 7 persona persona, midis tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela. Ky i fundit i është nënshtruar operacionit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Viktima është drejtuesi i vinçit dhe i biri i tij që punonin në të njëjtin objekt.

Shpërthimi ka ndodhur për shkak se mjeti ka prekur kabllon e tensionit  pasi kanë qenë duke punuar për ndërtimin e një kapanoni.

Shpërthimi ka qenë shume i fuqishëm dhe është ndjerë edhe në qytet duke dëmtuar banesa aty pranë.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat