11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët, 1.32 trilionë lekë depozita/ Paratë vazhdojnë “të flenë” në banka. Ja...

Shqiptarët, 1.32 trilionë lekë depozita/ Paratë vazhdojnë “të flenë” në banka. Ja një mënyrë shumë e mirë investimi

Shqiptarët aktualisht kanë të kursyera në banka gjithsej 1.32 trilionë lekë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në llogaritë e tyre si individët por dhe ndërmarrjet private depozituan 20 miliardë lekë më shumë vetëm gjatë fillimit të këtij viti.

Në bazë mujore kursimet në lekë kanë shfaqur një tendencë më të shpejtë të rritjes sesa ato në euro ndërsa e kundërta ndodhë nëse ndalemi në raport me një vit më parë.

Stoku i kursimeve në lekë arriti në 593 miliardë lekë, me një rritje prej 14 miliardë lekësh ose thënë ndryshe 2.43% në raport me muajin dhjetor.

Ndërsa krahasuar me janar 2023 kursimet në lekë u rritën me 6.7%.

Nga ana tjetër edhe kursimet në monedhën euro qëndrojnë të larta.

7396 miliardë euro është totali i kursimeve në euro, një rritje 1.3% krahasuar me dhjetor 2023 por dyshifrore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u rritur përkatësisht me 15.9%.

Të dhënat më të fundit që Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka tregojnë se janë rreth 2.6 milionë shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit që kanë para të depozituara në banka.

Përse paratë tona nuk duhet të “flenë” nëpër banka?

Njeriu gjithmonë ka nevojë të ndihet i qetë për të ardhmen dhe të përballojë paparashikueshmërinë e jetës, duke vënë një shumë parash mënjanë. Prandaj kursimi ka pasur përherë një rëndësi të veçantë në financat personale.

Jeta ka gjithmonë të papritura, pasiguri, ndaj dhe aftësia për të kursyer është një element që rrit sigurinë tonë për të ardhmen.

Ekzistojnë forma të ndryshme të kursimit dhe një ndër to është edhe pensioni privat, i cili, edhe pse në shifra të ulta, po njeh rritje graduale edhe në Shqipëri.

Përse një Fond Pensioni Privat?

Ndërsa arrijmë moshën e pensionit, të ardhurat (kursimet) do të pësojnë ulje, prandaj ne duhet të sigurojmë mjetet tona për stabilitet financiar dhe siguri pas daljes në pension, gjë që mundëson ruajtjen e standardit të jetesës.

Pensioni shtetëror nuk mjafton dhe skema me të cilën operon është gjithmonë në përkeqësim, prandaj është e rëndësishme të kurseni sot, në mënyrë që të keni kursimet tuaja në momentin e daljes në pension.

Si funksionon një Fond Pensioni Privat?

Për t’u bërë pjesë e Fondit të Pensionit duhet të nënshkruhet kontrata e anëtarësimit.

Shuma e pagesave të pensionit që përfitohet në të ardhmen do të varet nga shuma e kontributeve, norma e kthimit të fituar nga investimet e kontributeve, periudha e investimit si dhe nga kohëzgjatja e pagesave të pensionit në të ardhmen.

Shuma minimale e kontributit për secilin është 1,000 lekë.

Përse fond pensioni dhe jo bankë?

Nga vetë emri është Fond Pensioni që nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.

Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar:

  • 5 vjet para moshës së daljes në pension;
  • gjatë moshës së pensionit;
  • në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.

Çfarë përfitimesh ka individi?

  • Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
  • Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
  • Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
  • Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
  • Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
  • Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Çfarë përfitimesh kanë bizneset?

  • Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 480,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
  • Ulje e largimit të punonjësve;
  • Punonjës më të motivuar dhe produktivë

Pse “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”?

  • Aktiv prej 18 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
  • Mbi 26 milionë euro asete në administrim të mbi 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
  • Pjesë e “UNIQA INSURANCE Group” prej vitit 2007
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: fondisigal.com.al
  • Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e fondeve të pensioneve në vendin tonë për 6-mujorin e parë të vitit 2023, SIGAL UNIQA Fond Pensioni rezulton fondi me vlerën më të madhe të aseteve.

Bonuse për klientët

Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në “SIGAL UNIQA FOND PENSIONI”, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel: +355 44 511 666

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat