8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProblemet e shikimit te fëmijët, prej shtatorit 615 nxënës me 'sy dembel'...

Problemet e shikimit te fëmijët, prej shtatorit 615 nxënës me ‘sy dembel’ dhe strabizëm

3.519 nxënës janë depistuar mbi shikimin dhe 615 prej tyre janë referuar më pas tek mjeku specialist për problemet e hasura.

Programi për kujdesin e shikimit përfshin fëmijët e grupmoshës nga 6 deri në 14 vjeç dhe sipas mjekes okuliste Eva Koça nga rastet e referuara, dy janë problematikat kryesore: syri dembel dhe syri i devijuar, që në gjuhën mjekësore njihet si strabizmi.

Këto patologji duhen trajtuar dhe kapur sa më herët,” thotë mjekja okuliste.

Nisur nga problemet e hasura tek fëmijët, mjekja këshillon prindërit që të shmangin sa më tepër përdorimin e celularëve dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Mirë është që deri në moshën 10-vjeçare fëmijët të mos e kapin celularin ose mjete të tjera të telekomunikacionit. I udhëzojmë fëmijët të punojnë me orare të kufizuara, gjithmonë ditën dhe të mos përdorin dritën e natës. Kryesore është edhe ushqimi, pasi kemi vënë re pacientë të cilët nuk ushqehen rregullisht ose në mënyrë cilësore, ose nuk përdorin fruta dhe perime, kane defekte të refraksionit,” tregon Dr. Koça.

KARTA E KUJDESIT SHËNDETËSOR NGA SIGAL UNIQA

Për t’ju ardhur në ndihmë prindërve në të tilla raste mendon SIGAL UNIQA Group Austria, e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Kartën e Kujdesit Shëndetësor, i cili përveç shërbimit “TeleShëndet”, mundëson edhe një sërë vizitash dhe ekzaminimesh në spitalet dhe klinikat më të mira në vend.

Nëse doni që fëmija dhe familja juaj të ketë mbulimin e duhur shëndetësor, “Karta e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA do të ishte zgjidhja ideale.

Merrni më shumë informacione KËTU

Për të marrë një ofertë, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat