14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë 5 vitet e fundit, lindjet në Shqipëri ulen me 22%

Në 5 vitet e fundit, lindjet në Shqipëri ulen me 22%

Lindshmëria në vendin tonë po bie me hapa të shpejta.

Sipas të dhënave të INSTAT, në pesë vitet e fundit lindjet në Shqipëri u ulën me 22.2% teksa në 2023 lindën vetëm 22,210 foshnja nga mbi 28,500 që lindën në 2019.

Të 12 qarqet kanë pësuar ulje të lindjeve, por ritmin më të madh të uljes së lindshmërisë e kanë qarqet Kukës, Dibër, dhe Fier.

Sipas INSTAT, në Kukës, lindëshmëria në pesë vitet e fundit u ul me 40%, pasi nga 1100 bebe që kanë lindur në 2019, në 2023 lindën rreth 600 foshnja. Po ashtu edhe Dibra ka një reduktim të lindshmërisë me mbi 37%, ndërsa Fieri shënon ulje me 28%.

Pas tyre, qarqet që kanë një reduktim të ndjeshëm të lindshmërisë janë edhe qarku i Shkodrës dhe i Gjirokastrës, të cilat kanë një ulje me 25% dhe 23 %.

Sipas përpunimit të të dhënave, lindshmëria ka pësuar rënie edhe në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës edhe pse këto janë qarqet që kanë numrin më të madh të lindjeve vjetore në vend.

Në Tiranë gjatë 2023 lindën 8 mijë foshnja nga mbi 9 mijë që ishin pesë vite më parë, duke pësuar një reduktim me mbi 12%, ndërsa në Durrës ulja e numrit të bebeve është mbi 19%.

Ulja e lindjeve faktor kryesor ka emigrimin dhe plakjen e popullsisë.

LEXO EDHE: Ndryshimet e popullsisë/ Trendi demografik në favor të pensionistëve, moshat e reja po pakësohen

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat