12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Kosovë, 232 të vdekur në vendin e punës në periudhën 2004-2021

Në Kosovë, 232 të vdekur në vendin e punës në periudhën 2004-2021

Në Kosovë, prej vitit 2004 deri në 2021, si pasojë e aksidenteve në vendin e punës kanë humbur jetën 232 persona.

Shifrat bëhen me dije nga Inspektorati i Punës, në një raport dërguar Avokatit të Popullit.

Të dhënat statistikore për aksidentet në vendet e punës, që përfundojnë me fatalitet, janë shqetësuese. Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoriatit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërsa janë evidentuar 394 aksidente që kanë përfunduar me lëndime. Këto të dhëna duhet të jenë thirrje për institucionet që të marrin masa për tu siguruar jetën dhe shëndetin e punëtorëve dhe të përmbushin detyrimet që kanë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës”, thuhet në raport.

PSE NEVOJITET SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT?

Sepse PUNONJËSIT JANË FINANCIARISHT TË BRISHTË!

Sepse AKSIDENTET NDODHIN!

Sepse MBULIME TË TJERA MUND TË MOS MJAFTOJNË!

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit është një mënyrë nëpërmjet së cilës kompanitë/bizneset të garantojnë mbrojtjen financiare të punonjësve dhe të përballojnë rritjen e shpenzimeve për shkak të planeve mjekësore të shumfishta të punonjësve të tyre.

Ky sigurim mund të bëhet dhe është i disponueshëm për të gjithë punonjësit, duke mundësuar dhe lejuar ofrimin ndaj punonjësve të një pakete përfitimesh gjithëpërfshirëse, duke mbrojtur në të njëjtën kohë mirëqenien financiare të kompanisë/biznesit.

Paketa e përfitimeve do të shërbejë gjithashtu, si një e ardhur shtesë për punonjësit, duke i ndihmuar ata me shpenzimet mjekësore që përndryshe do të duhet t’i paguajnë nga xhepi.

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Mbroni punonjësit tuaj dhe bashkë me ta edhe aktivitetin tuaj!

LEXO EDHE: Siguria në punë, kultura që mungon dhe që nevojitet në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat