1.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreAvantazhet e "Sigurimit të Mallit në Transport" në SIGAL UNIQA

Avantazhet e “Sigurimit të Mallit në Transport” në SIGAL UNIQA

Me zhvillimin e tregtisë globale, mallrat dhe produktet tregtohen dhe transportohen si në edhe në vende të tjera të botës, në rrugë tokëse, detare apo ajrore.

Por çdo rrugë mbart të papriturat e saj. Nëse diçka humbet, dëmtohet ose vidhet, kjo ndikon shumë shpejt në të gjithë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit dhe mund të shkaktojë dëme serioze financiare për bizneset.

Ndaj sot do të flasim për një sigurim të veçantë: “Sigurimi i Mallit në Transport”.

Ky sigurim mbron pronarin e mallit për humbje ose dëme që mund ti vijnë nga çdo ngjarje e paparashikuar gjatë transportit tokësor, detar apo ajror.

Ky është i vetmi sigurim që të kthen vlerën reale të mallit në rast dëmtimi nëse është i pjesshëm apo total.

Çfarë mbulon ky sigurim?

  • Malli sigurohet gjatë transportit të brendshëm ose ndërkombëtar me rrugë tokësore, detare dhe ajrore për dëmtime të mundshme që nga momenti i fillimit deri në fund të transportit.
  • Sigurimi i mallit varet nga lloji i mallit, itinerari, mjeti, kushtet e transportit dhe përfshin mbulimin në sigurim nga rreziqet: aksidentet gjatë transportit, fatkeqësitë natyrore, rrezikun e zjarrit apo shpërthimit, vjedhjes etj.

Avantazhet e Sigurimit të mallit në Transport në SIGAL UNIQA Group Austria

  • Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon
  • Kompania e cila ka një Departament dedikuar këtij Sigurimeve të Marinës
  • E vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, e cila bashkëpunon me kompani gjigande siç janë “Lloyd’s”, “Raetsmarine” etj duke patur kështu fuqi dëmshpërblimi për çdo lloj vlere dëmi.
  • Primet e sigurimit janë tepër të ulta në krahasim me sigurimet jashtë (0.10 deri 0.90 %)
  • Duke u siguruar tek SIGAL UNIQA dhe jo në një kompani të huaj, ju krijon lehtësira për në rast dëmesh. SIGAL UNIQA është prezente në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut evitohen tejzgjatje kohe inspektimi, burokraci si dhe kostot ekstra.
  • Nëse klienti zgjedh të transportojë produktin e vet me terma transporti që nuk e kanë të përfshirë sigurimin nga furnitori, por zgjedh ta bëj në SIGAL UNIQA, eviton kosto të shtuara doganore.

(Nëse jeni importues malli dhe blini ‘CIF’, ose ndryshe “kosto e siguracionin për transportin”, ajo që ju nuk dini është se deri tani ju keni paguar doganë, tvsh ose edhe akcizë për transportin dhe për siguracionin e blerë jashtë).

  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompani sigurimesh me aktivitet mbi 200-vjeçar dhe e shtrirë në 17 shtete të Europës

Mësoni më shumë mbi këtë produkt duke klikuar KËTU

PËR TË MARRË NJË OFERTË OSE PËR ÇDO PYETJE TJETËR QË MUND TË KENI, SHKRUANI NË:

E-mail: [email protected]; [email protected]

ose

WhatsApp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat