16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet10 telefonat më të shitur në 2023, 7 prej tyre janë iPhone

10 telefonat më të shitur në 2023, 7 prej tyre janë iPhone

Ashtu si në vitin 2022, Apple siguroi 7 nga 10 smartphone-t më të shitur në nivel botëror. E reja e vitit 2023 është se kësaj here, telefonat nga i pari tek i shtati në listë, janë ekskluzivisht iPhone.

Samsung ishte e kompania tjetër e vetme në renditje, me tre pajisje të serisë Galaxy A me çmime ekonomike.

Edhe pse u prezantua në vitin 2022, iPhone 14 ishte telefoni më i shitur në vitin 2023, me 3,9% të të gjithë dërgesave të smartphone-ve në nivel botëror.

Sipas Counterpoint, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Kina përfaqësojnë gjysmën e dërgesave të iPhone 14.

iPhone 14 Pro Max dhe 14 Pro renditen në vendin e dytë dhe të tretë, ndjekur nga iPhone 13 i vitit 2021.

Modeli 15 Pro Max është telefoni më i shitur në tremujorin e katërt të vitit 2023, i cili renditet i pesti në klasifikim, ndërsa iPhone 15 Pro renditet i gjashti.

Telefoni i fundit iPhone në listë është modeli vanilla 15, i renditur i shtati.

Samsung zë tre vendet e fundit me modelet Galaxy A14 5G, A04e dhe A14 4G.

Analistët e Counterpoint parashikojnë një listë më të larmishme të prodhuesve në listën e dhjetëshes më të mirë për vitin 2024, me të paktën një pajisje kineze OEM dhe vetëm 5G në listë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat