Tregu i sigurimeve e mbylli 9-mujorin e parë të vitit me një volum total të primeve të shkruara bruto prej 14.2 miliardë lekësh ose rreth 116 milionë eurosh.
Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu po ruan ritme dyshifrore të rritjes, me 18% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e lartë pjesërisht i detyrohet edhe efektit të pandemisë në tregun e sigurimeve, që u ndie sidomos në produktet që lidheshin me lëvizjet ndërkufitare të njerëzve dhe mjeteve.
Megjithatë, tregu është në rritje edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, me 10.4% më shumë, çka tregon një rritje të kënaqshme edhe në raport me periudhat normale.
Lexo edhe: SIGAL UNIQA lidere në tregun e sigurimeve, AMF: Më e besuara tek shqiptarët
Tregu shqiptar i sigurimeve mbetet kryesisht i varur nga produktet që në mënyrë direkte apo indirekte janë të detyrueshme, kryesisht në segmentin e sigurimeve motorike. Shtimi i numrit të mjeteve në qarkullim, zgjerimi i turizmit hyrës në rrugë tokësore, por edhe rritja e tregut të qirasë financiare janë element që vetvetiu sigurojnë një rritje graduale të volumit të primeve të shkruara bruto.
Për 9-mujorin, primet në klasat e sigurimeve të detyrueshme motorike u rritën me 13.8% krahasuar me një vit më parë. Ritme të larta të rritjes po shfaq edhe sigurimi KASKO i automjeteve, me 27.25% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Sa i përket kompanive të sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton ajo që ka numrin më të lartë të primeve të shkruara por edhe dëmet e paguara.
SIGURIMET MOTORIKE (NDARJA E TREGUT)
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – 21.54%
EUROSIG – 15.06%
SIGMA – 14.80%
SIGURIMET MOTORIKE (DËMET E PAGUARA)
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA – 27.93%
SIGMA – 14,34%
INTERSIG – 13.13%
Lexo edhe: Top News: Askush nuk paguan sa SIGAL/ 7 miliardë lekë dëme motorike gjatë Janar-Shtator 2021