14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMotorët e ekonomisë/ Cilët janë sektorët me potencial zhvillimi në Shqipëri

Motorët e ekonomisë/ Cilët janë sektorët me potencial zhvillimi në Shqipëri

Nga Aurora Sulçe –

Ekonomia shqiptare shënoi vitin që lamë pas një rritje prej 3.6%, me ngadalësim kundrejt rritjes së fortë të viteve të mëparshme, të cilat shënuan ringritjen nga kriza e pandemisë.

Por si paraqitet Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të rajonit? 

Po sipas Bankës Botërore, ekonomia jonë renditet e dyta në rajon për sa i përket rritjes ekonomike, pas Malit të Zi. Në radhë vijnë Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që pozicionohet e fundit..

Nga se ka ardhur rritja ekonomike e Shqipërisë?

Sektorët që kanë gjeneruar rritjen ekonomike janë tre: turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Ndërkohë që jashtë listës ka edhe sektorë me peshë të konsiderueshme në punësim dhe që lënë realisht vlerë të shtuar në ekonomi, si bujqësia, prodhimi në tërësi, industria etj.

Sot në botë ekonomia po zhvillohet në rregulla të reja, të diktuara pas pandemisë. Drejtime si teknologjia dhe digjitalizimi thuajse i gjithçkaje janë prioritet i çdo qeverie. Si rrjedhojë, edhe Shqipëria ka nevojë për përditësim dhe investime në sektorë qofshin tradicionalë, apo dhe novatorë.

Ata që konsiderohet me potencial të mëtejshëm për zhvillim janë: turizmi dhe agroturizmi; bujqësia; teknologjia e informacionit dhe sektori financiar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat