Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të Preshevës e ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë plagosur 11 të tjerë.
Mes të plagosurve është edhe një 15-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur teksa një 43-vjeçar, i cili po transportonte 14 emigrantë të paligjshëm afrikano-aziatikë, ka humbur kontrollin e mjetit në afërsi të Alidercit.
Automjeti i markës “BMW” për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga, ndërsa mediat vendase raportojnë se “shoferi” lëvizte pa patentë.
43-vjeçari është ndaluar nga policia nën akuzën e “kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “trafikim të qenieve njerëzore”.