13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalianët zgjedhin Shqipërinë edhe në dimër/ Netëqëndrimet nga jo-rezidentët u rritën me...

Italianët zgjedhin Shqipërinë edhe në dimër/ Netëqëndrimet nga jo-rezidentët u rritën me 81% në dhjetor

Italianët kanë zgjedhur Shqipërinë për të vizituar edhe gjatë dimrit.

Statistikat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2023, numri i netë qëndrimeve në hotele e bujtina gjithsej është rritur me 67,5 %, në krahasim menjë vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për muajin e fundit të 2023 e 11.5% e vizitorëve jo-rezidentë ishin italianë, ndërkohë që pas tyre vijnë shqiptarët e Kosovës me 8.2% dhe më pas gjermanët me 5.3%.

Tirana dhe Durrësi mbajnë peshën kryesore ku numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezidentë ka shënuar rritje me mbi 90%.

Pas qendrës rendit veriu, i cili ka pritur mjaft vizitorë që kanë shijuar bukuritë e alpeve shqiptare.

Numri i turistëve të huaj gjatë Janarit të këtij viti u rrit me mbi 30% në krahasim me vitin 2023, duke ndjekur trendin gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj siç ndodhi gjatë vitit të kaluar i cili u mbyll me shifrën rekord të mbi 10.15 milionë turistë.

Ndërkohë që pritshmëritë mbeten edhe më të mëdha për vitin 2024.

Sipas të dhënave paraprake të operatorëve turistikë gjatë këtij viti Shqipëria përgatitet të presë deri në 13 milionë turistë të huaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat