Mjegulla shkaktoi një seri aksidentesh masive në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas këtë të hënë në Itali.
Të paktën 30 janë makinat e përfshira dhe 25 të plagosurit, me të dhënat që mund të ndryshojnë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës.
Janë të paktën dy vende ku u shënuan aksidentet e rënda, njëri në Alseno, pranë Piacenza-s, në drejtim të Bolonjës.
Autostrada mes Piacenza-Parma është mbyllur në të dyja drejtimet.
Aksidenti krijoi rradhë kilometrike në autostradë.