15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParlamenti kalon me 72 vota Pro Ligjin për "Bastet"

Parlamenti kalon me 72 vota Pro Ligjin për “Bastet”

Ligji i lojërave të fatit u miratua në Kuvend këtë të enjte me 72 vota pro dhe dy abstenim.

Dy deputetët që abstenuan ishin Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe.

Ndryshimet që grupet e interesit kanë kërkuar të bëhet në ligjin për Lojërat e Fatit, që synon rikthimin online të basteve sportive, kanë nxitur vazhdimisht debate mes deputetëve.

Sipas projektligjit, ata që do të duan të luajnë baste sportive online, do të duhet të regjistrohen me identitetin  e tyre në sistemet e kompanive të basteve, të cilat të do të jenë të detyruar që të dhënat e lojtarëve t’i ruajnë për tre vjet.

Ndërsa qarkullimi i parave do të bëhet nëpërmjet sistemit bankar.

Bastet sportive u shpallën të paligjshme më 1 janar 2019, pavarësisht kësaj shqiptarët kurrë nuk ndaluan së vëni loto, apo luajtur në kazino, sepse ky shërbim ofrohej online pa u kontrolluar nga askush.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat