Sektori i sigurimeve në Turqi u rrit me 106.7% gjatë vitit 2023 ose plus 486 miliardë TRY (14.9 miliardë euro), sipas të dhënave nga Shoqata Turke e Sigurimeve.
Primet në sektorin e jetës u rritën me 84% ose në 56.7 miliardë TRY, ndërsa në atë të jo-jetës u dyfishuan (+110%) duke arritur në 429.2 miliardë TRY.
Nga 74 kompanitë e sigurimeve (50 Jo-Jetë, 19 Jetë, 5 Risigurime), ajo që gjeneroi volumin më të madh të primeve ishte siguruesi shtetëror Turkiye Sigorta (12.3%) e ndjekur nga Allianz Sigorta (9.6%) dhe Anadolu Sigorta (9.1%).
STATISTIKAT E PLOTA I GJENI KËTU