-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, masat e policisë dhe rrugët që...

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, masat e policisë dhe rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka bërë të ditur planin e masave që ka marrë për të garantuar rendin dhe sigurinë, gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Masat e ndërmarra i janë prezantuar nga grupi i punës, ditën e sotme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar këtë plan masash.

Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

Ndalim parkimi:

Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Ndalim qarkullimi

Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;

2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;

3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;

4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;

5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”,  rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Rrugë alternative

Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itenerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 16.00-19.00.

Pjesë e takimeve të Blinken do të jetë edhe ajo me presidentin Bajram Begaj dhe me të rinjtë shqiptarë të cilët janë pjesë e programeve që SHBA financon në vendin tonë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat