7.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet e popullsisë/ Trendi demografik në favor të pensionistëve, moshat e reja...

Ndryshimet e popullsisë/ Trendi demografik në favor të pensionistëve, moshat e reja po pakësohen

Treguesit demografikë po ndryshojnë nga viti në vit dhe këtë e dëshmojnë shifrat nga publikime të ndryshme.

Të dhënat flasin për rënie të numrit të lindjeve dhe plakje të popullsisë së vendit, duke prodhuar kështu më shumë pensionistë. Ndërkohë, nga ana tjetër, kemi emigracionin, i cili ka ndikimin e tij sa i përket rënies së popullsisë.

Por, pa marrë në konsideratë emigracionin, të dhënat tregojnë se numri i popullsisë po bie me ritme të shpejta ndikuar vetëm nga rënia e lindjeve dhe indeksit të fekonditetit.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2023 rezulton 2.76 milionë banorë, duke pësuar rënie prej 1.1% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2022 kanë lindur rreth 24,7 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 24,0 mijë persona.

Të dhënat mbi treguesit demografikë nga “INSTAT”, kryqëzuar më të dhënat historike të popullsisë ndër vite, sinjalizojnë se viti 2022 regjistron rekordin më të ulët historik të 32 viteve të fundit sa i përket numrit të lindjeve.

Ndërkohë, migracioni neto vazhdon të mbetet negative, duke rezultuar në rreth 32,5 mijë persona të larguar, më shumë se sa të ardhur për vitin 2022.

“Scan Intel” ka analizuar popullsinë sipas grupmoshave përgjatë viteve për të parë se si ka ndryshuar pesha që ka secila moshë në popullsinë gjithsej. Ajo që vihet re nga grafiku është tkurrja e moshave të reja dhe një rritje e moshave mbi 60-të vjeç.

Më 1 janar 2023 grup mosha 60-79 vjeç zë 20.2% të popullsisë gjithsej, nga 19.5% që zinte më 1 janar të vitit 2022. Shifrat tregojnë se që nga viti 2011-të, pesha që zë popullsia mbi 60 vjeç ka ardhur vazhdimisht në rritje. Në vitin 2011-të, grup mosha 60-79 vjeç, zinte 13.5% në totalin e popullsisë, ndërsa në vitin 2012-të arriti në 13.9%.

Tendencë në rritje shfaq edhe grupmosha mbi 80 vjeç. Nga ana tjetër, po të shohim peshën e popullsisë mbi 80 vjeç, të dhënat tregojnë se në vitin 2011-të pesha për këtë grupmoshë ishte 2% ndaj popullsisë gjithsej, ndërkohë në vitin 2023 ky tregues rezulton në 3.3%. Sipas të dhënave zyrtare, referuar “Institutit të Statistikave” shohim se ky tregues për mosha mbi 60 vjeç ka ardhur në rritje gradualisht nga viti në vit.

Por çfarë ka ndodhur me moshat e reja?

Shifrat tregojnë se pesha e të rinjve në popullsi ka ndjekur drejtim të kundërt që nga viti 2011-të. Grupmosha 0-14 vjeç zë 16.0% të popullsisë më 1 janar të vitit 2023, krahasuar me 16.3% që zinte më 1 janar të vitit 2022, dhe është shumë më e ulët se në vitin 2011-të që ishte 21.6%.

Nga ana tjetër, ndryshime vihen re edhe nëse shohim grupmoshën nga 15 deri në 59 vjeç. Më 1 janar të vitit 2023 kjo fashë moshore zinte 60.4% të popullsisë, ndërkohë në vitin 2011-të ky tregues ishte 63%. Pra, nisur edhe nga grafiku, shihet qartë se në 13 vite popullsia është plakur gradualisht. Kjo vërtetohet edhe nga shifra të përpunuara më herët nga “Scan Intel”.

LEXO EDHE: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat