14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKorçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Shkodra dhe Elbasani “kursyen”...

Korçarët, me nivelin më të lartë të kursimeve/ Shkodra dhe Elbasani “kursyen” më pak

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve.

Kjo përllogaritje është bërë mbi sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat figurojnë në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.

Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të fundit të vitit 2023.

Shifrat tregojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e 1.59 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar.

Nëse analizën e zhvendosim sipas rretheve shohim se Korça rezulton të jetë rrethi me rritjen më të lartë të depozitave në sektorin bankar për tremujorin e fundit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, shohim se depozitat në këtë rreth kanë arritur pranë 62 mln lekëve, duke konstatuar kështu një rritje me 9.2%.

Në këtë renditje ndjek Fieri dhe Tirana me një rritje të “kursimeve” në 7.3% dhe 7.1% përkatësisht. Një rritje të konsiderueshme regjistrojnë edhe rrethet si Lezha dhe Durrësi me 5.8% dhe 5% përkatësisht.

Ndërkohë, sipas të dhënave, rritja ka qenë më e ulët në rrethet si Shkodra dhe Vlora.

Shifrat tregojnë se, totali i depozitave duke përfshirë depozitat në monedhë vendase dhe atë të huaj, paraqiten me rritje në çdo rreth.

Sipas të dhënave, rritja e depozitave në monedhën e huaj kundrejt monedhës vendase është dyfishuar apo trefishuar. Ndërkohë, në Tiranë depozitat në lekë janë rritur me 13% ndërsa depozitat në monedhën europiane janë rritur me vetëm 3%. Kjo rritje e depozitave në monedhë të huaj lidhet me kushtet favorizuese të kursit të këmbimit gjatë kohëve të fundit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat