15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet6500 raste të reja me kancer çdo vit/ Mbroni shëndetin me SIGAL

6500 raste të reja me kancer çdo vit/ Mbroni shëndetin me SIGAL

Gjatë një viti në vendin tonë diagnostikohen 6500 pacientë me kancer dhe sipas ekspertit të shëndetit publik Alban Ylli, kjo rritje lidhet me shtimin e kontrolleve te mjeku, por një faktor është edhe plakja e popullsisë e cila po reflekton në rritjen e këtyre sëmundjeve.

“Në 3 vitet e fundit arrijmë të identifikojmë si raste të reja me kancer në Shqipëri, rreth 6300, 6500 mund të shkojë maksimumi, ndërkohë që lidhur me vdekshmërinë kjo luhatet në 3500-3600 raste vdekjesh nga kanceri çdo vit”.

Pandemia solli vështirësi në marrjen e shërbimeve ndaj kjo gjë pritet të reflektojë edhe te të dhënat e sëmundjeve kancerogjene.

“Për 2020 ka pasur një rënie të numrit të rasteve të diagnostikuara dhe me gjasë duhet të jenë disa qindra kancerë më pak, ndoshta edhe 1000 më pak se ç’do duhej të priteshin”.

Kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit janë dy llojet më të përhapura të tumoreve në vendin tonë.

“Kancerat më të përhapur në Shqipëri është kanceri i mushkërive, 850 raste të reja çdo vit dhe kanceri i gjirit me mbi 700 raste të reja çdo vit. Kanë distancë nga kancerat e tjerë, pastaj mund të flasim për kancer të lëkurës dhe janë një grup shumë i madh, por për fat një pjesë e rëndësishme e tyre mund të kontrollohen lehtësisht në sistemin shëndetësor. Kancera të tjerë të rrezikshëm do të përmendja kancerin e vezikës urinare, i zorrës së trashë, i cili ka një prirje për t’u ngritur dhe ai i stomakut, i cili nuk po rritet në vendin tonë, por krahasimisht me vendet e tjera të rajonit, është më i lartë”.

Kanceri i gjirit shfaqet kryesisht te femrat mbi moshën 50 vjeç.

“Ende një pjesë e rëndësishme e kancerit të gjirit shfaqet në moshën 50 vjeç dhe është më agresiv”.

Pavrësisht se kanceri i gjirit është një ndër llojet e kancerit që mbizotëron për nga numri, më të rrezikuar nga sëmundjet tumorale janë meshkujt.

“Arsyet për këtë janë të lidhura me stilin e jetesës. Kanceri i mushkërive, i cili është kryesori në vendin tonë ka faktor kryesor duhanpirjen, alkoolin dhe ushqimet e pashëndetshme”.

Një ndër vrasësit kryesorë të shqiptarëve janë sëmundjet tumorale. Sipas të dhënave të INSTAT vdekjet nga “Tumoret” zënë 13 % të totalit të vdekjeve.

Shëndeti është pasuria më e madhe në jetë, prandaj kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë prioriteti kryesor i individit. Për këtë arsye, ne në SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në rajon, punojmë nën moton “parandalimi është më mirë se kurimi”.

Ndaj kemi sjellë për qytetarët paketat më të mira të Sigurimit të Shëndetit.

“Jetë Plus”

Sipas studimit të Bankës Botërore, 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, ndërsa një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin.

Por zhvillimet në fushën e mjekësisë kanë bërë që shumë pacientë të shërohen plotësisht, pavarësisht diagnozës që kanë patur.

Trajtimet e avancuara si: Transplanti i palcës së kockës, transplanti i mëlçisë, ndërhyrjet miniinvazive në kokë apo ndërhyrjet në zemër po realizohen gjithmonë e me më shumë sukses.

Nëpërmjet paketës së sigurimit “Jetë Plus”, SIGAL UNIQA Group Austria ju mbulon shpenzimet për një trajtim me procedurat më të avancuara mjekësore, por jo vetëm.

Ju mendoni se kë të afërm do të merrni me vete për t’ju shoqëruar gjatë trajtimit mjekësor pasi udhëtimi jashtë vendit, bileta e avionit, hoteli dhe dietat për të gjitha ditët e qëndrimit mbulohen nga ne.

Sa kushton?

Vetëm 31.000 lekë në vit për të rriturit dhe 20.000 në vit për minorenët.

PAKETAT E SHËNDETIT SIGAL

  1. INDIVIDUALE (25 €/Vit për person)

Çfarë mbulon?

  1. Sigurim jete nga aksidentet
  2. Shuma e siguruar 500,000 Lekë
  3. Dëmshpërblim për familjen në rast se i siguruari humb jetën aksidentalisht
  4. Dëmshpërblim për personin e siguruar nëse aksidenti shkakton paaftësi të plotë të përhershme
  5. Check Up (kujdes parandalues) në klinikën “Intermedica”
  6. Gjak komplet
  7. Urinë komplet
  8. Glicemi esëll
  9. SGPT, SGOT
  10. Azotemi, Creatinemi

 

  1. Paketa (80 €/Vit për person_

Ky sigurim mbulon:

  1. Check Up në klinikën Intermedica në Tiranë

Ku përfshihen: Analiza laboratorike dhe kontrolle për sëmundjet tumorale dhe ato kardiake (CEA, PAP test ose PSA, Stress Test, 1 Echo me zgjedhje. Nëse i siguruari nuk kryen stress test ka të drejte të kryejë 1 echo shtesë dhe analizën e tiroides TSH)

  1. Zbritje në klinikën Intermedica deri në 50%
  2. 50% zbritje për shërbimin e infermierit në shtëpi 24/7 në zonën e Tiranës
  3. 500,000 Lekë dëmshpërblim në rast humbje jete apo invaliditeti të përhershëm si pasojë e një aksidenti
  4. Paketa e Shëndetit (90 €/Vit për person)

Ky sigurim mbulon:

  1. Shpërblim fiks në vlerën 100,000 lekë në rast se i siguruari kryen një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një sëmundjeje apo aksidenti
  2. Shpërblimi i jepet personit të siguruar pavarësisht nëse shtrimi ka ndodhur në spital publik apo në spital privat
  3. Përfitoni zbritje që variojnë nga 5 – 30% në të gjitha klinikat dhe spitalet private në Shqipëri, me të cilin SIGAL UNIQA ka marrëveshje bashkëpunimi.

FAMILJARE 1 (20 €/Vit për person)

Sigurim jete nga aksidentet

Shuma e siguruar 500,000 Leke

Dëmshpërblim për familjen në rast se i siguruari humb jetën aksidentalisht.

Dëmshpërblim për personin e siguruar nese aksidenti shkakton paaftësi e plotë e përhershme.

Check Up në klinikën “Intermedica”

  1. Gjak komplet
  2. Urine komplet
  3. Glicemi esëll
  4. SGPT, SGOT
  5. Azotemi, Creatinemi

Paketa e Shëndetit 2 (70 €/Vit për person)

Ky sigurim mbulon:

  1. Check Up në klinikën “Intermedica” në Tiranë ku përfshihen: Analiza laboratorike dhe kontrolle për sëmundjet tumorale dhe ato kardiake (CEA, PAP test ose PSA, Stress Test, 1 Echo me zgjedhje. Nëse i siguruari nuk kryen stress test ka të drejte të kryejë 1 echo shtesë dhe analizën e tiroides TSH)
  2. Zbritje në klinikën Intermedica deri në 50%
  3. 50% zbritje për shërbimin e infermierit në shtëpi 24/7 në zonën e Tiranës
  4. 500,000 Lekë dëmshpërblim në rast humbje jete apo invaliditeti të përhershëm si pasojë e një aksidenti.

Paketa e Shendetit 3 (80 €/Vit për person)

Ky sigurim mbulon:

  1. Shpërblim fiks në vlerën 100,000 lekë në rast se i siguruari kryen një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një sëmundjeje apo aksidenti
  2. Shpërblimi i jepet personit të siguruar pavarësisht nëse shtrimi ka ndodhur në spital publik apo në spital privat
  3. Përfitoni zbritje që variojnë nga 5 – 30% në të gjitha klinikat dhe spitalet private në Shqipëri, me të cilin SIGAL UNIQA ka marrëveshje bashkëpunimi.

CHECK UP

Kur flasim për shëndetin tonë, parandalimi është më mirë sesa kurimi. Sot, me zhvillimet e fundit, disa sëmundje janë të parandalueshme dhe mund të menaxhohen shumë më mirë nëse identifikohen në një fazë të hershme.

Për shumë njerëz është e zakonshme që të shkojnë tek doktori vetëm kur ata nuk ndjehen mirë apo kur janë sëmurë.

Check-up-i i rregullt me një doktor do ta ndihmojë atë që të vlerësojë më mirë gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore si edhe për të identifikuar faktorët dhe skenarët e rrezikshmërisë suaj për sëmundje të mundshme.

Përse duhet të bëni Check Up-in?

Në një check-up tipik doktori do t’ju pyes mbi: gjendjen tuaj aktuale shëndetësore; historinë mjekësorë personale dhe familjare; do t’ju ekzaminojë me kujdes, duke kërkuar për shenja sëmundjeje; do t’ju kërkkojë që të bëni analizat e gjakut dhe të urinës; dhe do të kërkojë që të dijë më shumë mbi zakonet e stilit tuaj të jetesës.

Nëpërmjet të dhënave nga Check Up-i, doktori do të jetë në gjendje që të kryejë një vlerësim më të saktë për të mësuar nëse jeni të rrezikuar për zhvillimin e një sëmundjeje kronike.

Check Up-i është një shans shumë i mirë për të pyetur doktorin mbi shëndetit tuaj dhe rreth rekomandimeve dhe udhëzimeve aktuale.

Për të rriturit është mirë që të bëjnë një check-up çdo 2 vjet dhe 1 në vit pas moshës 40 vjeçare.

Ne dëshirojmë që ju të keni një jetë të lumtur dhe pa stres. Ndaj punojmë çdo ditë për të sjellë tek ju planet më të mira dhe të përshtatshëm për ju dhe familjen tuaj.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria.

Lexo edhe: Rriten shpenzimet për shëndetësinë dhe deficiti i skemës së sigurimeve

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat