15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPensionet në vështirësi/ Mbi 1.1 milionë shqiptarë do jenë të moshuar në...

Pensionet në vështirësi/ Mbi 1.1 milionë shqiptarë do jenë të moshuar në 2070. Koha për të kthyer sytë nga skema private

Gati një në dy shqiptarë në vitin 2070 do të jetë mbi 65 vjeç. Nga më pak se 447 mijë aktualisht, numri të moshuarve pritet të arrijë në mbi 1.1 milionë.

Sipas parashikimeve, jo të mira, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të moshuarit mbi 65 vjeç në 2070-ën, do të përbëjnë 40% të totalit të popullsisë në Shqipëri, nga 16.2% aktualisht.

Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-ën ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022”, thotë për A2 CNN eksperti i ekonomisë Klodian Muço.

Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të zgjerohet, duke u rritur me 3.8 vite vetëm në harkun e viteve 2015-2023.

Bashkë me shtimin e të moshuarve, FMN parashikon se për shkak të uljes së viteve të kontributeve, së afërmi shumë shqiptarë do të mbesin pa pension. Të dhënat tregojnë se për të dalë në pension vitin e shkuar duheshin 37.5 vite punë, po mesatarisht të moshuarit patën vetëm 27 vite me sigurime.

Në raport me 2012-ën, ata që dalin në pension kanë 7.7 vite më pak kontribute të paguara. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e tyre arrijnë të përfitojnë vetëm pension të pjesshëm.

Në kushtet që zhvillimet demografike nuk po përcjellin ndonjë shenjë optimizmi, ekspertët kërkojnë më shumë vëmendje ndaj skemës private të pensioneve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat