11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë garë vetëm me veten/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në Sigurimet e...

Në garë vetëm me veten/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në Sigurimet e Shëndetit

“Shëndeti i klientit vjen i pari”.

Kjo është motoja që ka shoqëruar kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria gjatë 25 viteve të aktivitetit të saj duke bërë që si në çdo produkt tjetër, edhe në ato të Shëndetit të jetë lidere në treg.

Sipas raportit të AMF, të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë  vitit 2023, arritën në rreth 1,372 milionë lekë, me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të jetë më e besuara edhe në këtë produkt sigurimi.

Gjatë vitit të shkuar, SIGAL UNIQA zuri 48% të totalit të tregut duke konsoliduar lidershipin e saj edhe në produkt sigurimi.

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL UNIQA qëndron në krye të tregut teksa gjatë vitit 2023 ka paguar 44.35% të totalit të dëmshpërblimeve, në diferencë me 7 kompanitë e tjera.

Në shifra konkrete, gjatë vitit të shkuar, kompania shqiptaro-austriake ka paguar tek klientët e saj mbi 265 Milionë Lekë teksa i gjithë tregu ka paguar rreth 598 milionë Lekë.

Edhe në Sigurimin Privat të Shëndetit, rezulton se SIGAL UNIQA nuk ka rivalë në treg.

Nga 8 kompani që operojnë, ajo zë mbi 46% të tregut.

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL UNIQA mbetet numri 1 teksa gjatë vitit të shkuar ka paguar 45% të totalit të të gjithë tregut.

Nëse i gjithë tregu ka paguar 547 milionë lekë dëmshpërblime, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 246 milionë lekë.

 

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

Edhe në Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”, i kërkuar për çdo udhëtim jashtë Shqipërisë, dominanca e SIGAL UNIQA është evidente.

Nga 8 kompanitë e Sigurimit të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA zë mbi 69% të tregut, me një diferencë shumë të madhe me simotrat e saj në Shqipëri.

SIGAL UNIQA, në vitin 2007, ishte kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri që ofroi Sigurimin Privat të Shëndetit. Në një kohë kur në vendin tonë nuk operonte asnjë spital privat. Ndërsa sot, ajo i ofron klientëve të saj një mori produktesh, duke nisur nga Sigurimi Anti-Tumor, Karta Jetës Plus, Gold, Silver, Standart, Karta e Kujdesit Shëndetësor, Check Up sipas Protokollit Japonez etj, të cilat e bëjnë atë kompaninë më avangarde në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat