Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në aksin rrugor Vlorë-Fier.
2 makina përplasën një bari të zonës, i cili po tentonte të kalonte rrugën.
Paraprakisht raportohet se 74-vjeçari N.K, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për në spital.
Përveç dëmeve të shumta materiale, nuk raportohet për të lënduar në automjetet që u përfshinë në aksident.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.