Gjatë natës së djeshme në spitalin e Krujës, një numër i madh pacientësh janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.
Për dy ditë në urgjencën e infektivit dhe atë të pediatrisë të spitalit të Krujës janë paraqitur rreth 120 persona me diarre dhe të vjella.
Mediat bëjnë me dije se dyshohet se ata janë helmuar nga uji. Në dy ditët e fundit në urgjencën e Infektivit dhe atë të Pediatrisë ka pasur fluks pacientësh me diarre dhe të vjella.
“Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër,” tha një banore.
Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Gjithashtu për situatën kanë vënë në dijeni organet e shëndetit publik dhe të AKU-së.
Policia sqaron se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave të ujit.
Lexo edhe: Të parët për kafe dhe cigare, të fundit te siguracionet e pronës dhe shëndetit