4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"SIGAL UNIQA Fond Pensioni" vlerësohet në "CCTI Awards 2024" / Ponari ja...

“SIGAL UNIQA Fond Pensioni” vlerësohet në “CCTI Awards 2024” / Ponari ja dedikon klientëve dhe punonjësve të grupit në 3 shtete

Fondi më i madh për asetet në administrim dhe më i besueshëm”.

Ky është çmimi për “SIGAL Pension”, fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri, dhënë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në 127-vjetorin e krijimit të saj.

CCIT AWARDS, ceremonia vjetore e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët e sipërmarrjes private të mbarë trevave shqiptare, shënoi momentin kulmor të një viti kalendarik, ku u identifikuan dhe vlerësuan promotorët e ekonomisë.

Përpos identifikimit të më të mirëve, qëllimi i këtij eventi është edhe inkurajimi për t’u përmirësuar më tej, rritja e ndërgjegjësimit dhe përcjellja e frymës sipërmarrëse në shërbim të shoqërisë dhe progresit.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, CEO i Grupit SIGAL UNIQA, z.Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, “ky çmim shkon për 1.5 milionë klientët e SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për mbi 2,000 punonjësit e saj”.

LEXO EDHE“Fondi më i madh i pensioneve në Shqipëri”, Monitor: Sigal Pension, 43.6% të totalit të aseteve

“SIGAL Pension”, pjesë e “SIGAL UNIQA” dhe “UNIQA Insurance Group”

Ekspertiza: Me mbi 17 vjet përvojë në fushën financiare, “SIGAL Pension” ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL Pension” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL Pension” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria dhe UNIQA Insurance Group, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat