14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGratë jetojnë më shumë se burrat/ Cilat qarqe kanë jetëgjatësinë më të...

Gratë jetojnë më shumë se burrat/ Cilat qarqe kanë jetëgjatësinë më të lartë e më të ulët në Shqipëri

Nisur nga treguesit e vdekshmërisë me 2022 , popullsia e Tiranës si burrat dhe gratë kanë premisa të jetojnë më gjatë në krahasim me 11 qarqet e tjera të vendit, në të kundërt banorët e Gjirokastrës kanë jetëgjatësinë më të ulët në vend.

Në vitin 2022, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte i Tiranës, me 81,0 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte i Gjirokastrës, me 72,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte i Tiranës, me 84,5 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte i Gjirokastrës, me 77,9 vjet.

Sipas shifrave të INSTAT, publikuar nga “Monitor”, në vitin 2022, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 79,1 vjet. Ajo ishte 77,3 vjet për burrat dhe 80,9 vjet për gratë.

Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Kukësit kanë jetëgjatësinë më të madhe në rang vendi. Popullsia e qendrës së vendit jeton më gjatë edhe për shkak të përqendrimit të shërbimeve publike shëndetësore.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite.

Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta.

Ndryshimi i stilit të jetesës ka rritur barrën e sëmundjeve që në kohën e komunizmit ishin të rralla, për disa të tjera duket se, mjekësia ka përparuar duke e rritur jetëgjatësinë e shqiptarëve në një gjysmë shekulli me 17 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Healthfor All database) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet rrugore.

LEXO EDHE: 1.285 aksidente rrugore dhe 1,731 të aksidentuar gjatë 2023-shit

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

LEXO EDHE: Hong Kong nuk mban më rekordin për jetëgjatësinë/ Japonezët regjistrojnë cilësinë më të lartë të jetesës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat