14.5 C
Tirana
Saturday, May 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti për sot/ Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron sërish për shtrëngata dhe vërshime...

Moti për sot/ Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron sërish për shtrëngata dhe vërshime lumenjsh

Në pjesën e parë të ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këtë qark mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 12 / 17 °C
    në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
    në vendet malore: 5 / 11 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat