1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet14 mijë raste me grip dhe Covid në javë/ Si të marrim...

14 mijë raste me grip dhe Covid në javë/ Si të marrim ndihmën e duhur mjekësore pa shkuar në spital

Rastet me grip, Covid dhe infeksione të tjera respiratore vijojnë të njohin rritje në gjithë vendin me ISHP-në që bën me dije se, në javë regjistrohen rreth 14 mijë raste.

Kemi një rritje të lehtë të infeksioneve të gripit dhe Covidit. Pozitiviteti i rasteve me grip ka arritur diku te 10-12%”, thotë nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku.

Mes Covidit dhe gripit, ky i fundit po dominon.

Sipas ISHP-së, piku i virozave të stinës pritet të arrihet në javën e parë të muajit Shkurt.

“Jemi në nivele normale mund të quaj të stinës së qarkullimit të virozave”.

Megjithatë duhet treguar kujdes, pasi virusi i gripit transmetohet lehtësisht. Ekspertët këshillojnë qytetarët që nëse temperatura e trupit nuk u ulet për tre ditë të drejtohen menjëherë tek mjeku.

“Gripi prek të gjitha grupmoshat pa përjashtim, situata mund të bëhet dramatike, sepse gripin ne e konsiderojmë një sëmundje serioze”.

Mbajtja e maskës rekomandohet për të gjithë, jo vetëm të sëmurët.

“Këshillohet jashtëzakonisht shumë në momentin që jemi në autobus, kinema, ne ambiente spitalore. Nëse një person është i prekur rekomandohet të mbajë maskë për të mos infektuar të tjerët”.

Pse na nevojitet “TeleShëndet”

Për t’ju ardhur në ndihmë klientëve të saj, edhe në momentet më të vështira, SIGAL UNIQA Group Austria, më e madhja dhe më e besuara kompani sigurimi në Shqipëri, është e vetmja që ofron shërbimin e “TeleShëndet”.

Ky i fundit, jo vetëm që ju mundëson që mjekun ta keni kudo dhe kurdo me vete në celularin tuaj duke bërë që të komunikoni me të audio ose video, por ju ofron mundësi të pafundme në spitalet dhe klinikat më të mira në vend.

Falë “TeleShëndet” ju do të shmangni daljet e panevojshme nga shtëpia, do të shmagni trafikun dhe shpenzimet e automjetit si dhe pritjet para zyrës së mjekut.

Çfarë mundëson konkretisht ky shërbim?

Ky produkt mund të blihet në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj ose Online direkt nga celulari juaj.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat