14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAeroporti i Tiranës, 7.25 milionë pasagjerë në 2023/ Destinacionet kryesore dhe kompania...

Aeroporti i Tiranës, 7.25 milionë pasagjerë në 2023/ Destinacionet kryesore dhe kompania që i besohet më së shumti “Shëndeti në Udhëtim”

Numri i pasagjerëve që kanë fluturuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka pësuar një rritje rekord prej 40% gjatë vitit që lamë pas, duke bërë që “Rinasi’ të riafirmojë pozicionin e tij si një lojtar kyç në industrinë rajonale të aviacionit.

Referuar të dhënave të publikuara nga TIA, në vitin fiskal 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës arriti në një total prej 7,257,574 pasagjerësh.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u rrit me 37% për sa i përket kapacitetit të vendeve, ndërsa 5 linjat ajrore më të mira që kontribuojnë në këtë sukses janë “Wizz Air”, “Air Albania”, “Albawings”, “Lufthansa” dhe “Ryanair”, me “Wizz Air” që kryeson paketën me 59% të tregut dhe një numër prej më shumë se 4.2 milionë pasagjerësh në 2023.

Vitin që lamë pas, Tirana International Airport mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair” dhe prezantoi të reja si, si Napoli, Brindisi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selanik, Comiso, Edinburgh, Manchester, Bukuresht, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Praga, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.

Referuar deklaratës së TIA, shtetet kryesore që kanë patur numrin më të lartë të pasagjerëve ishin Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe. Konkretisht, Italia zë  44% me mbi 3.1 milionë pasagjerë; Gjermania 13% dhe Mbretëria e Bashkuar 8%.

Londra mban vendin e parë midis destinacioneve kryesore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me 8% të destinacioneve totale. Më pas renditen Milano, Roma dhe Bergamo, secila duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme me një peshë prej 5%, ndërsa Pisa plotëson pesë destinacionet kryesore me 4%.

SIGAL UNIQA, kompania e sigurimeve më e besuar për “Shëndeti në Udhëtim”

Të gjithë e dimë se kur duam të udhëtojmë jashtë Shqipërisë, përveç pasaportës dhe biletës së udhëtimit na kërkohet edhe polica e sigurimit “Shëndeti në Udhëtim”.

Shërbimi profesional dhe pagimi i dëmeve konform ligjeve në fuqi ka bërë që SIGAL UNIQA të jetë lidere në këtë produkt, siç është në të gjitha sigurimet e Jo-Jetës dhe Jetës.

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-nëntor 2023, SIGAL UNIQA kryeson tregun me afro 69%.

Çfarë mbulon “Shëndeti në Udhëtim”, ofruar nga SIGAL UNIQA?

  • Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Shpenzimet e riatdhesimit
  • Emergjencat dentare
  • Rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit
  • Vonesë bagazhesh

Ndërsa nëse doni të keni edhe mjekun me vete gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë, SIGAL UNIQA ju ofron edhe shërbimin “Teleshëndet”.

Nëse doni të shijoni në maksimum çdo udhëtim tuajin jashtë Shqipërisë, për punë, arsimim apo qoftë edhe për turizëm, SIGAL UNIQA është partneri që ju nevojitet.

Blijeni tani Online nga celulari dhe mbuloni shpenzimet për emergjencat mjekësore jashtë vendit me disa hapa të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, udhëtojmë më mirë së bashku! 

Për çdo pyetje, shkruani në:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat