15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKontrollet e rregullta te okulisti, mënyra më e mirë për të zbuluar...

Kontrollet e rregullta te okulisti, mënyra më e mirë për të zbuluar shenjat e para të glaukomës

Shannon Davis ishte 43 vjeç kur bëri vizitën e parë tek mjeku i syve. Në atë kohë ai mendonte se sytë e tij ishin në gjendje shumë të mirë.

“Nuk kam nevojë për syze, kështu që sytë e mi duhet të jenë të shëndetshëm. Si mund të mos jenë të shëndetshëm? Janë në gjendje shumë të mirë’. Nuk kaloi shumë kohë në test, kur mjekja më kërkoi t’i telefonoja bashkëshortes, që edhe ajo të informohej mbi gjendjen time”.

Davis, babai i dy fëmijëve, u trondit kur mësoi se ishte me glaukomë të fazës së fundit në të dy sytë e tij. Pra, ai ishte ligjërisht i verbër.

Isha krejtësisht i tronditur sepse unë mund ta shihja diagnozën, kur ajo po më tregonte shkallën e dëmit të syve“, thotë Davis.

Një person me glaukoma gradualisht pëson humbje të qelizave nervore të syrit. Kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të verbërisë së pakthyeshme në botë.

Nuk ka kurë për sëmundjen dhe testet nuk mund të parashikojnë se kush ka të ngjarë të sëmuret.

Shpesh personat me glaukoma, për herë të parë e kuptojnë se kanë probleme me sytë kur bëjnë rinovimin e patentës së shoferit sepse gjatë testit ata nuk arrijnë të shohin sinjalet anësore“, shpjegon okulistja Noor Ali.

Nëpërmjet trajtimeve për uljen e shtypjes së lartë në sy, humbja e shikimit mund të ngadalësohet nëse diagnostikimi i glaukomës bëhet në fazat e hershme të saj.

Me ndihmën e këtyre masave, zoti Davis ka ruajtur aftësitë e mbetura të shikimit.

“Syri i majtë është dëmtuar mjaft keq, në shkallën ku nuk është i mundur rikthimi i shikimit. Pra, në të vërtetë, pjesa qendrore e syrit të djathë po e bën të gjithë punën”.

Tani, Davis po u bën thirrje australianëve të të gjitha moshave që të kontrollojnë sytë. Edhe organizata “Glaucoma Australia” po bën një fushatë për ndërgjegjësimin e njerëzve për sëmundjen.

Shmangni pasoja e një diagnoze të rëndë. Shkoni dhe bëni testin e syve, sepse mund t’ju shpëtojë shikimin“, thotë presidentja e Organizatës “Glaucoma Australia”, Maree O’Brien.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat