0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLiberalizimi i vizave/ 620 fluturime dhe mbi 83 mijë udhëtarë në një...

Liberalizimi i vizave/ 620 fluturime dhe mbi 83 mijë udhëtarë në një javë nga Aeroporti i Prishtinës

Me liberalizimin e vizave, që hyri në fuqi më 1 janar, është rritur edhe numri i personave që kanë udhëtuar jashtë Kosovës.

Në vetëm një javë, mbi 83 mijë persona kanë udhëtuar përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Sipas saj, gjatë një jave janë realizuar 620 fluturime.

“83141 persona vajtje-ardhje kanë udhëtuar përmes aeroportit “Adem Jashari”. Janë realizuar 620 fluturime”.

Po ashtu,  kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se tri ditët e para të janarit të këtij viti përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar mbi 10 mijë udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

“Në tri ditët e para të janarit 2023 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë udhëtuar gjithsej 20 mijë e 163 udhëtarë. Ndërkaq, në tri ditët e para të janarit 2024 kanë udhëtuar 31 mijë e 905 udhëtarë”.

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen. Qëndrimi nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë, brenda periudhës 180 ditore.

MOS HARRONI PAJISJEN ME POLICËN E SIGURIMIT “SHËNDETI NË UDHËTIM”

Udhëtimet jashtë vendit janë një përvojë emocionuese, por mund të ndodhin sëmundje dhe aksidente të paparashikueshme, faturat financiare të të cilave mund të jetë shkatërrimtare për ne.

Ndaj nevojitet Sigurimi “Shëndeti në Udhëtim”, i cili ju mbron gjatë gjithë qëndrimit tuaj jashtë Kosovës.

Dhe nëse ka një kompani që i duhet besuar ky sigurim, patjetër që është SIGAL UNIQA Group Austria, lidere e tregut të sigurimeve dhe pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”.

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim nga SIGAL UNIQA mbulon:

  • Emergjencat mjekësore
  • Aksidentet
  • Sëmundjet akute

Ky sigurim mund të blihet në çdo degë SIGAL UNIQA kudo në Kosovë por nëse e blini Online, kompania më e madhe e sigurimeve ju shpërblen me 10% zbritje.

Për çdo pyetje, mund të kontaktoni në:

Tel: +383 38 240 241

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat