Nga Tanja Porja –
E shtuna pasdite sjell reshje të pakta në veri, por reshje me intensitet të lartë në zonat qendrore dhe jugore të vendit.
Intensiteti i lartë i reshjeve nga mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së hënës do krijojnë mundësinë e përmbytjeve të zonave urbane në jug dhe qendër të vendit.
Më të rrezikuara janë qarqet Vlorë, Korçë, Fier, Berat, Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Temperaturat do të ulen me 5-6°C gjatë ditës së diel, duke bërë që termometri të zbresë në vlera negative në pjesën më të madhe të zonës malore, ku reshjet do të jenë në formë dëbore; sasitë më të mëdha të dëborës së kësaj fundjave pritet të bien në zonat malore jugore ku vlen të përmendim Korçën, Kolonjën, Përmetin dhe Gjirokastrën, ndërsa reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat malore në veri të vendit.
Parashikohet përmirësim i situatës së motit paraditen e së hënës dhe në vijim, kur reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara, por temperaturat do të vijojnë të ulen.
Edhe parametri i erës do të jetë problematik kryesisht ditën e shtunë, kur pritet që era të arrijë shpejtësi deri 68 km/h dhe akoma më e fortë në hapësirat detare deri paraditen e së dielës, kur era dobësohet ndjeshëm në tokë dhe në det.
LEXO EDHE: Moti bën kthesën në fundjavë/ Me KASKO dhe “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë