14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet5 mësime mbi shëndetin që nxorrëm gjatë 2023-it

5 mësime mbi shëndetin që nxorrëm gjatë 2023-it

Sa herë që një mik më pyeste për punën këtë vit, unë i jam përgjigjur vetëm me një fjalë: “Kaos”. Kjo, në fund të fundit, nuk është ndonjë gjë e keqe: mua më pëlqen adrenalina që vjen nga trajtimi i një lajmi, qoftë në lidhje me një paralajmërim të ri për sheqerin artificial apo për mbulimin e sigurimit shëndetësor.

Ndërsa futemi në vitin 2024, i hodha një vështrim historive që ‘mbajtën lidhur’ lexuesit në vitin 2023 dhe çfarë mund të na tregojnë këto ngjarje për shëndetin tonë vitin e ardhshëm.

Epoka Ozempic sapo ka filluar…

Këtë vit, u duk sikur kishte lajme të pandërprera për Ozempic dhe ilaçe të ngjashme që mund të çojnë në humbje dramatike në peshë. Ndërsa më shumë nga këto medikamente dilnin në treg, më shumë pacientë filluan të kërkonin ilaçe dhe më shumë mjekë filluan t’i përqafojnë ato. Dy tendenca më bënë përshtypje veçanërisht këtë vit: Profesionistët e shëndetit mendor filluan të ofronin ilaçe për të luftuar shtimin në peshë nga medikamentet psikiatrike dhe disa njerëz në menopauzë që po luftonin për të humbur peshë iu drejtuan po atyre.

Interesi për këto barna kaloi gjithashtu përtej trajtimit të diabetit dhe humbjes së peshës – studiuesit raportuan se një nga ilaçet, Wegovy, mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru për disa njerëz. Interesi në rritje e këtyre ilaçeve mund të jetë thjesht një nga trendet më të mëdha të historisë në 2024.

…Dhe epoka e Covid nuk ka mbaruar vërtet.

Zyrtarisht, urgjenca ndaj Covid përfundoi këtë vit, një moment historik i rëndësishëm pasi pandemia po kalon në një fazë të re. Ky tranzicion e bëri më të vështirë për shumë njerëz marrjen e testeve Covid dhe vaksinave të reja të përditësuara, edhe pse virusi kishte prani kryesore në jetën tonë. Variantet e reja vazhdojnë të shfaqen dhe shumë prej nesh e kanë gjetur veten në atë që ndihet si cikël i pafund infeksioni dhe shërimi.

Problemet shëndetësore në rritje si pasojë e ndryshimeve klimatike po bëhen më evidente…

Pjesa më e mirë e punës sime është gjetja e përgjigjeve për pyetjet më të ngutshme të ditës. Ndërsa tymi i zjarrit kaloi nëpër rrugët e Nju Jorkut këtë verë dhe qielli u bë portokalli, unë kërkoja në xhepat e palltos një maskë N95 dhe pyesja veten, gjatë udhëtimit tim të frikshëm për në zyrë, se sa keq me dukej fryma ime për mushkëritë e mia nga ajri i krijuar. Rreziqet shëndetësore të ndryshimeve klimatike po rriten me shpejtësi dhe më shumë njerëz duket se kanë filluar të mendojnë se si ndryshimi i motit do të ndikojë edhe në shëndetin e tyre.

Ndoshta i vetmi avantazh, nëse mund ta quajmë kështu, është se vitin e ardhshëm, ne mund të jemi pak më të përgatitur ndërsa përshtatemi me normalitetin e ri. Stuhia e radhës që përmbyti Nju Jorkun, ose vala e ardhshme e të nxehtit, do të na bëjë që të kuptojmë se çfarë masash paraprake duhet të marrim për të qëndruar sa më të sigurt.

…Siç bënë dëmet e pirjes.

Ju ndoshta nuk dëshironi ta dëgjoni – fundja as unë nuk dua – por provat janë bërë shumë të qarta se alkooli është i keq për ju. Hulumtimi i ri i këtij viti zbuloi se vdekjet e lidhura me pirjen e alkoolit po rriten më shpejt tek gratë sesa tek burrat, me hendekun midis gjinive duke u ngushtuar veçanërisht për njerëzit 65 vjeç e lart. Dhe më shumë prova u shfaqën se alkooli rrit rrezikun e kancerit, veçanërisht kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës së trashë.

Për “kuriozët e matur” mes nesh, “Janari i thatë” ofron një shans për ta menduar seriozisht pijen vitin tjetër.

Dhe ajo që ishte e vjetër u bë përsëri e re.

Nëse ka një rregull të besueshëm në lidhje me tendencat e botës së padisiplinuar të mirëqenies, është se ndërsa trendet mund të dështojnë, ato kurrë nuk vdesin.

Këtë vit, Zoomers riktheu rikotën, e lënë në hije prej kohësh nga kosi grek, dhe u mahnit për përfitimet e tij shëndetësore. Njerëzit kërkuan ashëagandha, një barishte e lashtë, një përpjekje për të lehtësuar ankthin e tyre. Dhe Starbucks spërkati vajin e ullirit në kafe, duke u futur në popullaritetin e një diete mesdhetare, të cilën njerëzit e kanë përdorur gjithashtu në kos, akullore, pothuajse çdo gjë. Disa njerëz në TikTok, duke shpresuar se mund të pastronin lëkurën e tyre, pinin vaj ulliri në sasi të mëdha

Cilat trende do të marrim përsipër në 2024? Ky është supozimi i kujtdo. Paratë e mia psh do shkojnë për të gjitha gjerat që ndihmojnë në  lehtësimin e stresit – në fund të fundit është një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara – kështu që po kujdesem për suplemente dhe produkte që pretendojnë se mund të qetësojnë ankthin tonë. Ah sikur të ishte kaq e thjeshtë…/New York Times

LEXO EDHE: Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat