11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga sot nis tatimi 13-23% për profesionet e lira; 29 mijë biznese...

Nga sot nis tatimi 13-23% për profesionet e lira; 29 mijë biznese do të paguajnë 3 mld lekë më shumë

Nis sot zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Në total, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) përfshihen në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

Më 22 dhjetor 2023, në Fletoren Zyrtare u botua VKM me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri. Në profesionet e lira janë përfshirë 26 lloje aktivitetesh të ndarë në 180 profesione.

Sipas relacionit të projektbuxhetit 2024, efekti i parashikuar në buxhet është 3 miliardë lekë më shumë.

Në listën e profesioneve të lira u përfshinë aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Sipas listës analitike në taksimin e ri do të përfshihen kategoritë e aktiviteteve si:
Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;

Shërbime të teknologjisë së informacionit;
Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve;

Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve;

Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierie;

Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut; Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare;

Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit;

Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm;

Arsimi;

Aktivitete të shëndetit;

Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social;

Aktivitete të kujdesit social pa akomodim;

Aktivitete krijuese; Arte dhe aktivitete çlodhëse;

Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse;

Aktivitete të tjera shërbimi.

LISTA E PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat