Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë mëngjesin e sotëm.
Lëkundjet sizmike me magnitudë prej 7.6 ballë shkaktoi valë prej rreth 1 metër përgjatë bregdetit, e ndërsa autoritetet kanë shpallur paralajmërim për cunam dhe i bënë thirrje popullsisë që të evakuojnë zonën e goditur nga tërmeti.
“Banorët duhet të qëndrojnë në gatishmëri për tërmete të mëtejshme të mundshme dhe u bëj thirrje njerëzve në zonat ku priten cunami të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministri Fumio Kishida.
Më shumë se 36,000 familje janë pa energji elektrike.
Shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë janë pezulluar ndërsa operatorët e telekomit raportuan ndërprerje të shërbimit të telefonit dhe internetit në Ishikawa dhe Niigata.
LEXO EDHE: Po nga fatkeqësitë natyrore kush na siguron?