14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShëndeti dhe Aksidente/ AMF: SIGAL UNIQA më e besuara dhe ajo që...

Shëndeti dhe Aksidente/ AMF: SIGAL UNIQA më e besuara dhe ajo që paguan më shumë

Është e domosdoshme të kujdeseni për veten tuaj, familjen, apo edhe për stafin e biznesit tuaj.

Me rritjen e kostove të shtrimit në spital dhe trajtimit mjekësor, të kesh një policë sigurimi shëndetësor është thelbësore.

Jo vetëm që ju lehtëson barrën financiare, por gjithashtu ju jep akses në qendrat spitalore më cilësore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, apo dhe jashtë tij.

Falë Sigurimit të Shëndetit në SIGAL UNIQA ju përfitoni shërbim mjekësor në kohë rekord në spitalet apo klinikat e dëshiruara, pa proçedura burokratike.

Policat e Sigurimit Shëndetësor janë krijuar për t’iu përshtatur çdo kategorie dhe nevoje, duke ju ofruar mbulim për trajtime mjekësore dhe kujdes parandalues.

Ndaj, SIGAL UNIQA, prej vitit 1999, mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar edhe në Sigurimin e Shëndetit.

Sipas raportit të AMF, për 11-mujorin 2023, SIGAL UNIQA zë 46% të totalit të tregut në Sigurimin “Aksidentet dhe Shëndeti”.

NDARJA E TREGUT (Aksidentet dhe Shëndeti)

Edhe në dëmet e paguara SIGAL UNIQA mbetet kompania që paguan më shumë.

DËMET E PAGUARA (Aksidentet dhe Shëndeti)

Edhe në Sigurimin Privat të Shëndetit, kompania shqiptaro-austriake mbetet zgjedhja numër 1 dhe ajo që paguan më shumë dëmshpërblime te klientët e saj.

NDARJA E TREGUT (SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT)

DËMET E PAGUARA (SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT)

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ SIGAL UNIQA, e mbyll në krye të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës dhe Jetës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat