Turqia rriti pagën minimale mujore në mbi 520 euro (17.002 lira turke) për vitin 2024, njoftoi të mërkurën presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“Paga u rrit me 49% nga 349.30 euro (11.402 lira turke)“, tha Erdogan në një postim në rrjetet sociale.
“Me shumën e re, ne jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit,” tha ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Vedat Isikhan.