3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Shërbimet bazike”/ Akses në shërbimet bankare për me tarifë zero për disa...

“Shërbimet bazike”/ Akses në shërbimet bankare për me tarifë zero për disa kategori. Kush përfiton?

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, prezantoi në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, për të cilin është punuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe në konsultim me Bankën Botërore.

Mete u shpreh se projektligji synon hapjen e llogarive me shërbime bazike në bankat e nivelit të dytë për disa shtresa vulnerabël, duke siguruar shërbime me tarifa zero ose të diferencuara për këto shtresa.

Ministri informoi se projektligji parashikon tarifa zero për kryerjen e disa shërbimeve që konsiderohen bazike si: hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave si dhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish në nevojë, si: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit, etj.

“Është parashikuar që tarifa të jetë zero për kryerjen e shërbimeve të cilësuara si bazike, të cilat janë hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave, si edhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, shtresa në nevojë, të cilët janë:

a) përfituesit e pagesës së papunësisë;

b) familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike;

c) përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre;

d) individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre;

e) individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre;

f) invalidët e punës;

g) jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit;

h) përfituesit e masës së financimit për fëmijën e vendosur në familje kujdestare me vendim gjykate;

i) përfituesit e pensionit social;

j) përfituesit e pensionit të pleqërisë;

k) përfituesit e invaliditetit si dhe përfituesit e pensionit të invaliditetit të përhershëm;

l) përfituesit e pensionit familjar; si edhe

m) përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë.

Për të gjitha këto kategori, në momentin që hapin llogari me shërbime bazike pranë bankave të nivelit të dytë, së pari ligji vendos detyrimin që banka të mos refuzojë hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike për të gjitha këto kategori, si edhe të ofrojë shërbime me tarifa zero për pjesën më të madhe të tyre, ose me tarifa të diferencuara për pjesën tjetër.

Synimi është jo vetëm të ketë nxitje të përfshirjes financiare dhe qasje ndaj sektorit bankar për këto kategori, por edhe reduktim të përdorimit sa më shumë të jetë e mundur të pagesave cash dhe rritje të digjitalizimit”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij ministri Mete.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat