2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetËshtë kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i...

Është kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi pak orë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2023.

Pas një vështrimi të përgjithshëm të tregut, tani do të ndalemi te sigurimet vullnetare, e konkretisht Sigurimet e Pasurisë.

Sipas AMF, primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-tetor 2023 arritën rreth 7,431 milionë lekë, ose 13.51% më shumë se 10-mujori 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-tetor 2023 u siguruan mbi 3,404 milionë lekë të ardhura në total ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.70%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 26.03% të totalit.

Në portofolin Sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-tetor 2023, vihet re një rritje prej 16.96% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.71% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-tetor 2022.

LEXO EDHE: Janar-Tetor 2023/ Ecuria e tregut të sigurimeve në Shqipëri, rriten primet dhe dëmet e paguara

Le të ndalemi pak tek 8 kompanitë e sigurimeve të Jo-Jetës që operojnë në vendin tonë.

SIGAL UNIQA Group Austria, lidere e tregut të sigurimeve të Jo-Jetës dhe Jetës, vijon të mbetet emri më I besuar nga shqiptarët për sigurimin e pronës, qoftë banesë apo biznes.

Sigurimin Zjarri, Forcat e Natyres dhe Dëmtimet e tjera në Pronë SIGAL UNIQA mbetet kompania më e besuar e sigurimeve, duke zënë 45% të totalit të tregut.

Por SIGAL UNIQA regjistron një rritje në prime krahasuar me 10-mujorin e vitit të shkuar.

Nëse gjatë 2022 kompania shqiptaro-austriake numëronte mbi 887,7 milionë prime të shkruara, këtë 10-mujor është rritur në 986,6 milionë lekë prime të shkruara.

PSE SHQIPTARËT VIJOJNË TI BESOJNË PASURINË E TYRE KËTIJ EMRI?

Sepse SIGAL UNIQA Group Austria paguan, siç është dhe duhet të jetë misioni i çdo kompanie sigurimesh.

Duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Austri, Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, SIGAL UNIQA nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka.

Në afro 25 vite të ekzistencës së saj në treg, kompania ka paguar dhjetëra milionë euro dëme në banesa, biznese por edhe në institucione publike siç janë shembujt e Teatrit “Skampa” në Elbasan dhe Kinema “Millenium” në Korçë, që të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Pa harruar edhe mbi 20 milionë eurot e paguara pas tërmeteve tragjike të vjeshtës 2019.

Kjo sjellje korrekte dhe profesionale e kompanisë ka bërë që edhe sot, SIGAL UNIQA Group Austria të jetë emri më i besuar në Sigurimin e Pronës dhe jo vetëm.

LEXO EDHE: Tregu i sigurimeve në Shqipëri për 10-mujorin 2023/ Grupi “SIGAL UNIQA” ruan lidershipin. I pari edhe në dëmet e paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat