Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar me 16.6 vite burg 27-vjeçarin shqiptar, i cili përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Greqi.
Në gjykatë u dëgjuan rrethanat e ngjarjes, ku u evidentua se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë.
Ai u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.
Mbrojtja kishte kërkuar ndryshimin e akuzës së vrasjes në rrugë, por gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë.
Pas shpalljes së vendimit me 16.6 vite burg për shqiptarin, reagoi edhe nëna e viktimës, e cila ishte e pranishme në sallën e gjyqit.
“Kalofsh mirë”, iu drejtua shqiptarit, nëna e 21-vjeçares së ndjerë.
Ndryshe nga pretendimet e palës mbrojtëse, Prokuroria deklaroi në seancë se makina lëvizte me shpejtësi të lartë mbi normën e lejuar, ndryshe, argumentoi organi i akuzës, “nuk do ta kishte fluturuar në ajër këmbësoren”.