15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBujqësia e “braktisur” nga bankat, shkak edhe mungesa e sigurimit

Bujqësia e “braktisur” nga bankat, shkak edhe mungesa e sigurimit

Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nënkredituar, gati i braktisur nga bankat.

Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 568 milionë lekë kredi gjatë tetorit. Në raport me një vit më parë, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u rrit me 365 milionë lekë, apo 17,8%.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes, në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri vetëm 1,85%.

Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, shprehet për A2 CNN:

Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”.

Marrë në harkun e 10 muajve, fermerët shqiptarë kanë mundur të marrin nga bankat 2,2 miliardë lekë kredi, nga 1,8 miliardë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë.

Hapja e sektorit bankar ndaj bujqësisë konsiderohet e rëndësishme nga përfaqësues të këtij sektori, veçanërisht pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe ulja e buxhetit në dispozicion për vitin e ardhshëm.

Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Duhet të ketë një hapje ndaj fermerëve edhe nga institucionet financiare jobanka, pra shoqëritë e kursim-kredisë”, thekson Rrapaj.

SIGURIMI I BUJQËSISË

Në muajin shtator, fermerët e zonës së Konispolit në Sarandë u përballën me një dëm të madh ekonomik, për shkak të një stuhie breshëri. Sipas deklarimeve të tyre në media, rreth 30% e prodhimit të agrumeve u dëmtua, ndërsa tek ullinjtë, dëmi vlerësohet edhe më i madh.

E njëjta situatë ndodhi edhe me fermerët e rrethit të Korçës ku si pasojë e kushteve atmosferike pjesa dërrmuese e prodhimit të mollëve shkoi dëm.

Breshëri i shtatorit ishte shembulli i fundit i rreziqeve të mëdha ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë periodikisht dëme.

Kur nuk është breshëri, mund të jetë përmbytja, ngrica, thatësira apo zjarri.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi dhe më tej.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë, si sëmundje, parazitë, që e bëjnë këtë sektor shumë të brishtë dhe të ndjeshëm.

Nëse ndodh një përmbytje, thatësirë, ngricë, etj., dëmi mund të jetë shumë i madh. Duke qenë sektor me rrezik të lartë, edhe primi i sigurimit duhet të jetë i lartë. Kjo nuk është përvoja jonë, por kjo është përvoja e të gjitha vendeve të tjera, që operojnë me sigurimet në bujqësi.

Një tjetër problem është fakti se, politikat vazhdojnë të ushqejnë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë moralisht, sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani Sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat