Google ka vendosur të surprizojë sërish shqiptarët me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.
Prej orës 00:00 në logon kryesore të motorit më të madh të kërkimit është vendosur flamuri kuqezi për të uruar shqiptarët në mbarë botën për festën e tyre më të rëndësishme.
Google ka pasur, kohët e fundit, disa praktika të ndryshimit të logove, në respekt të datave historike apo edhe evenimenteve të tjera.
Logoja e flamurit shqiptar në faqen e Google pushtoi edhe profilet e miliona shqiptarëve.