Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin.
Dhe ndonëse nëntori konsiderohet si muaj i ftohtë apo me shira, duket se shqiptarët nuk kanë menduar kështu.
Përfaqësues të “Matias Travel and Tour” thonë për “Monitor” se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, shqiptarët, kanë dashur të planifikojnë një udhëtim jashtë, duke konsideruar që ditët e pushimit zyrtare janë pesë.
Agjencia ATHS shprehet për “Monitor” se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shpejt dhe kanë qenë kryesisht të orientuara drejt Europës, por edhe rajonit: Mali i Zi dhe Kroacia kanë qenë të preferuara.
Nga agjencia Ilirida Travel thonë se, interesime për udhëtimet jashtë kanë qenë të ulëta për shkak të aksesibilitetit të lartë tashmë më aplikacionet e kompanive të udhëtimit që ,vitet e fundit e kanë bërë më të lehtë për njerëzit të planifikojnë udhëtime vetë.
Duke marrë shkas nga kjo, tendencat për udhëtimet jashtë kanë qenë kryesisht të fokusuar në Europë dhe interesimet pranë agjencisë kanë qenë kryesisht për hotele brenda vendit: Korçë, Dardhë etj.
Edhe nga agjencia Kalemi Travel bëjnë me dije se, vendi dhe rajoni kanë qenë më të kërkuar në komunikimet që kanë pasur me klientët, ku Korça kurorëzohet si mbreti i prenotimeve.
Sa i përket udhëtimeve jashtë, në komunikim me disa nga agjencitë në vend, kryeson Italia, ku qytete ti Verona, Milano, Napoli, Roma kanë qenë të preferuara. Ofertat turistike kanë nisur me 99 euro për person, për 2 net dhe 3 ditë , akomodim me mëngjes.
Në një vëzhgim të uebsite zyrtar të operatorit të fluturimeve Wizz Air, biletat e udhëtimeve për datat 25-29 nëntor, në qytetet italiane, varionin kryesisht në 50-60 euro për person në planifikimet e hershme.
Ndërsa për ata që kanë menduar të lënë udhëtime ne minutë të fundit, çmimet janë rritur nga kërkesa e lartë, ku Roma, Milano rezultojnë me mesatarisht 300-400 euro për person, për të njëjtat data.
ÇFARË SIGURACIONESH NA NEVOJITEN PËR UDHËTIMET JASHTË SHQIPËRISË
Para se të niseni për një udhëtim jashtë vendit, mos harroni të keni me vete edhe Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”.
Ky siguracion nga mbron nga:
– Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
– Shpenzimet e riatdhesimit
– Emergjencat dentare
– Rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit
– Vonesë bagazhesh
Mëso më shumë duke klikuar KËTU.
KARTONI JESHIL + KASKO + AUTOSOS
Po mendoni të shkoni diku me automjetin tuaj? Po, tani mund ta bëni të qetë dhe të sigurt.
Ne ju sygjerojmë që, përveç Siguracionit “Karton Jeshil”, i detyrueshëm për çdo dalje jashtë vendit, të keni edhe Sigurimin KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë.
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, ju do të jeni të mbuluar për dëme nga:
- Dëmtime aksidentale;
- Dëmtime në parkim;
- Dëmtime nga Zjarri, rrufeja apo eksplozioni;
- Thyerja e xhamave;
- Vjedhja e pjesshme apo e plotë
- Dëmtimet nga Katastrofat Natyrore
Bashkë me Sigurimin KASKO, ju mund të zgjidhni të blini edhe shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA Autosos“, në rajon dhe në Europë për një periudhë 1-mujore ose 1-vjeçare, e cila mundëson:
- Qendër kontakti në gjuhën shqipe, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit
Doni që të keni mjekun me vete, kudo që udhëtoni?
Tani mundeni. Falë shërbimit “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Çfarë ofron “TeleShëndet”?
- Komunikim me mjekun 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore
Merrni një recetë mjekësore online
Përfitoni zbritje për shërbimet në rrjetin mjekësor Teleshëndet
Në rast kur ju rekomandoohet një ilaç, mjekët e “TeleShëndet” ju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj
Por përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh si:
- Check up 1 herë në vit
- Vizitë okulisti falas
- Xhama syzesh me zbritje
- Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
- Zbritje në rrjetin mjekësor “SIGAL TELESHENDET“
- Dhe shumë benefite të tjera…
Çmimi? Për fëmijët 5,000 në vit dhe 10,000 Lekë në vit për të rriturit.
Si shkarkohet “TeleShëndet”
Aplikacioni mund të shkarkohet lehtësisht në çdo celular, iPhone apo Android. Regjistroheni në pak minuta dhe 24 orët e para mund ta provoni falas shërbimin e mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në teleshendet.al.
PSE UDHËTIMET TUAJA DUHET T’JA BESONI SIGAL UNIQA-s?
- Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore
- Ofron komoditetin e blerjes ONLINE, në çdo moment.
- E vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj janë përfitues në një aksident.
- Asistencë Rrugore, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, jo vetëm në rast aksidenti por edhe kur mjetin pëson një defekt në rrugë
- SIGAL UNIQA ofron gjithashtu për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët siguracione dhe shërbime të tjera që ju mbrojnë gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.
LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore
SIGAL UNIQA Group Austria, udhëtojmë më mirë së bashku
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në:
Whatsapp +355 68 60 62 829
E-mail: [email protected]