15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLeku fiton pikë ndaj të gjitha valutave kryesore, Euro zbret poshtë 104...

Leku fiton pikë ndaj të gjitha valutave kryesore, Euro zbret poshtë 104 lekëve

Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e këmbimit me valutat e tjera.

Sipas kursit të këmbimit, Euro po këmbehet me 103.8 lekë, në rënie të mëtejshme nga fundi i javës së kaluar.

Për herë të fundit, Euro i ishte afruar nivelit të 104 lekëve në mesin e muajit gusht, kur kursi ishte ende nën efektin e sezonit turistik.

Tendencë të ngjashme po shënojnë edhe valutat e tjera të huaja.

Dollari Amerikan këmbehet me 97.2 lekë, në rënie me 0.37 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

Paundi Britanik këmbehet me 118.4 lekë, ndërsa Franga zvicerane zbriti në 106.8 lekë,

Sipas ekspertëve, pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit janë të lidhura me rritjen e flukseve hyrëse dhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë, por edhe me politikën e shtrënguar fiskale të qeverisë shqiptare. Flukset e larta hyrëse nga turizmi dhe investimet e huaja direkte e kanë përmirësuar ndjeshëm Bilancin e Pagesave këtë vit.

Së fundmi, një lëvizje në kahun shtrëngues ndërmori edhe Banka e Shqipërisë, duke rritur normën bazë të interesit për herë të parë që nga muaji mars.

Norma bazë tashmë ka arritur në 3.25%, niveli më i lartë i dekadës së fundit, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës ka paralajmëruar rritje të tjera gjatë muajve të ardhshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat