11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka e Shqipërisë - qeverisë: Nxisni zhvillimin e shtyllave private të pensioneve

Banka e Shqipërisë – qeverisë: Nxisni zhvillimin e shtyllave private të pensioneve

Banka e Shqipërisë i rekomandon qeverisë të nxisë zhvillimin e shtyllave private të pensioneve.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shprehu sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave opinionet e institucionit për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas guvernatorit, qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit, sidomos në kontekstin e trendeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore.

Në projektbuxhetin e vitit 2024, këto skema parashikohet të krijojnë një deficit rreth nivelit 3.6% të PBB-së, ose 1.1 pikë përqindjeje më të lartë se deficiti i përgjithshëm buxhetor. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të kuadrit ligjor që rregullon skemën e pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale. Po ashtu, ne inkurajojmë intensifikimin e përpjekjeve për zhvillimin e shtyllës së dytë e të tretë të sistemit privat të pensioneve, atë të sigurimit të detyrueshëm dhe vullnetar. Këto shtylla të rëndësishme të sistemeve moderne të pensioneve do të kontribuonin në rritjen e përshtatshmërisë së skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me ndryshimet demografike dhe vendosjen e tyre në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit.

Javën e fundit të muajit tetor hyri në fuqi  ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”.

Ligji u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shtator dhe u botua në Fletoren Zyrtare muajin e shkuar.

Ligji i ri do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480,000 lekë në vit.

Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

LEXO EDHE: Përse një Fond Pensioni Privat?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat