14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUji futet brenda, Qendra Shëndetësore në Sukth del jashtë shërbimit

Uji futet brenda, Qendra Shëndetësore në Sukth del jashtë shërbimit

Reshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit.

Autoritetet njoftojnë se brenda ambienteve ka prani uji, duke e bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët. Për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës dhe në të gjithë vendin.

Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët, kryesisht nxënës shkollash dhe qytetarë që nxitojnë drejt vendeve të punës.

Në qytetin e Durrësit në disa rrugë ka prani të ujit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa.

Ndërkohë përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as Qendra Shëndetësore e Njësisë Administrative Sukth ku ka prani uji brenda ambienteve, çka ka pezulluar edhe dhënien e shërbimit për qytetarët.

LEXO EDHEFatkeqësitë natyrore, një rrezik gjithmonë e në rritje/ Mënyra më e mirë për të mbrojtur banesën, biznesin dhe automjetin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat