14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSërish stuhi në Shqipëri? Çfarë ndodh me motin duke nisur nga nesër

Sërish stuhi në Shqipëri? Çfarë ndodh me motin duke nisur nga nesër

Java e parë e Nëntorit ka sjellë motin tipik vjeshtak pas ditëve me diell gjatë Tetorit.

Reshjet e shiut, karakteristike për stinën kanë qenë të pranishme sidomos gjatë fundjavës ku skaji i stuhisë Ciaran preku edhe Shqipërinë duke shkaktuar një mot të paqëndrueshëm.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave shprehet se e mërkura e 8 nëntorit rikthen reshjet në vend.

Ditën e mërkurë (nesër) presim të kemi rikthimin e reshjeve të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht shkojnë deri intensive, kryesisht në qarqet e veriut. Të mërkurën rikthehen reshjet. Nuk kemi një stuhi tjetër gjatë këtyre ditëve. Të enjten presim qetësim të këtyre reshjeve dhe rikthehen ditën e premte dhe të shtunë”.

Pamjet satelitore:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat