-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKanceri i gjirit, rritja e rasteve me 20%/ Çfarë ofroi SIGAL UNIQA...

Kanceri i gjirit, rritja e rasteve me 20%/ Çfarë ofroi SIGAL UNIQA gjatë “Tetorit Rozë”

Vitet e fundit numri i pacientëve që preken nga kanceri i gjirit në vendin tonë ka pësuar rritje me 20%.

Sipas shefes së Spitalit Onkologjik, Silvana Çeliku, këto raste me shumë evidentohen tek grupmosha mbi 50-vjeçare, por nuk përjashtohen as ato me të reja.

“Nëse kanë qenë rreth 500 raste të reja në vit kemi shkuar në 700-720 raste të reja në vit dhe kjo falë ndërgjegjësimit të popullatës pasi shkojnë e vizitohen. Fatmirësisht tani përqindjet më të lartë e bëjnë sëmundjet në stadet e hershme dhe jo rrallë edhe sëmundje të cilat janë gjendrat parakanceroze të cilat mund të bëheshin kancer. Piku është në moshat 50-70 vjeçare, por asnjëherë nuk jemi të përjashtuara edhe në moshat e reja për tu prekur nga kjo sëmundje”, shprehet ajo për mediat.

Specialistët rekomandojnë kryerjen e kontrolleve jo vetëm gjatë “Tetorit Rozë”, por gjatë gjithë vitit, apel i cili vlen edhe për vajzat.

“Nuk mjafton vetëm muaji Tetor, por duhet të rritet ndjeshëm sensibilizimi në mënyrë që alerti të ngrihet në pikën maksimale dhe gjithsecili të kuptojë se diagnostikimi i hershëm shpëton jetë, ndihmon ndjeshëm në cilësinë e jetës, koston e trajtimit dhe në shumë element të tjerë.

Kanceri kërkon një mbështetje të madhe edhe psikologjike edhe shëndetësore. Të gjitha vajzat që pas moshën 20-vjeçare duhet të fillojnë të kujdesen për gjirin e tyre, të bëjnë ekografi pasi deri në moshën 40 vjeç nuk rekomandohet mamografia.”

Tetori Rozë’ dhe ofertat novatore të SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, është e njohur edhe për ofrimin e produkteve më inovative në treg.

Vetë CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, teksa ishte i ftuar në “Wake Up” në Top-Channel në kuadër të “Tetorit Rozë”, foli mbi produket e sigurimit të shëndetit që ofron kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe çfarë i mundësojnë ato qytetarëve.

Kemi dy produkte që janë të veçanta dhe të përbotshme. “Anti-Tumori”, që është një paketë e cila në rast dignostikimi të sëmundjes dhe me opinionin e dytë mjekësor, që ne marrim në Europë, përcaktojmë qartë tipin e sëmundjes. Nëse sëmundja konstatohet, paketa përfshin çdo person, nga mosha 1 vjeç deri në 100 vjeç. Ndërsa “Jetë Plus” është një paketë ndryshe. Klienti gjen vetë spitalin kudo, në spitalet më të mira onkologjike të Europës. Këto sëmundje kanë nevojë të kesh besim te vetja, të kesh besim te ai që të shëron dhe me kostot e kurimit që mbulohen nga kompania e sigurimit. Nuk duhet ta marrim kancerin si një sëmundje që po të zuri nuk shpëton. Në rast se mjekohesh mirë, në kohë dhe në klinikat e duhura 90% e rasteve janë të shërueshme”, deklaroi ai.

LEXO EDHE: ‘Tetori Rozë’ dhe ofertat novatore të SIGAL UNIQA/ Ponari në “Wake UP”: Mbështetje financiare që secili të diagnostikohet dhe kurojë kancerin

Jo vetëm në muajin e sensibilizimit por në çdo moment SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjërë produktesh e shërbimesh për sigurimin e Shëndetit. Jo vetëm kaq, por SIGAL UNIQA njihet edhe si kompania e sigurimeve që synon mbi të gjitha edhe edukimin e konsumatorëve për rëndësinë e sigurimit të shëndetit.

Teleshëndet” është një tjetër risi e kësaj SIGAL UNIQA, e cila u vjen në ndihmë cdo konsumatori dhe jo vetëm kaq por kanë mundësi të përfitojnë dhe takimet e para “face to face” me mjekun dhe të përfitojnë dhe benefite të tjera në shërbim të shëndetit.

Në përmbyllje të “Tetorit Roze”, SIGAL UNIQA ofroi për qindra klientë të saj kryerjen e një mamografie në dy prej klinikave më të mira në Shqipëri.

Në politikat e saj, kompania numër 1 e sigurimeve, synon jo vetëm ofrimin e produkteve më të mira në Sigurimin Privat të Shëndetit por edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka diagnostikimi në kohë i çdo sëmundjeje.

LEXO EDHE: “SIGAL UNIQA VITAL TRUCK” ndalet në Tamarë/ Qindra qytetarë përfitojnë vizita dhe ekzaminime falas

Siguro veten dhe familjen tënde për një shëndet më të mirë

Merrni një ofertë duke shkruar tani në: Whatsapp: 068 60 62 829
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat