Në fund të shtatorit 2023, tregu i sigurimeve në Malin e Zi arriti në 90.98 milionë euro, 9.90% më shumë e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sa i përket dëmeve të paguara nga siguruesit, shuma arriti në 34.68 milionë euro ose 4.76% më shumë në vit, raporton Agjencia malazeze e Mbikëqyrjes.
Siguruesit e Jetës gjeneruan rreth 17.41% të totalit të tregut të sigurimeve ose 15.84 milionë euro, ndërsa segmenti i sigurimeve të jo-jetës arriti në 75.15 milionë euro kundrejt 67.72 milionë euro të 9-mujorit 2022.
“Wiener Staedtische” është siguruesi më i madh i jetës në vend (37,46% pjesë e tregut) e ndjekur nga GRAWE (30,29%) dhe Lovcen-Zivotna osiguranja (24,86%), ndërsa segmenti i sigurimit të jo-jetës udhëhiqet nga LOVCEN osiguranje (37,78%) SAVA (21,53%) dhe UNIQA (17,88%).