11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlen temperaturat dhe rikthehen reshjet, në disa zona rrebeshe/ Sa të përgatitur...

Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet, në disa zona rrebeshe/ Sa të përgatitur jemi?

Hakil Osmani, nga Meteoalb, shprehet se nga mesi i javës moti do të ndryshojë, ku do të nisin reshjet e shiut.

Për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se nga e mërkura do të ketë reshje shiu, ku në zonat veriore do të jenë më intensive.

Gjithashtu ai theksoi se të premten e kësaj jave do të ketë dhe ulje të temperaturave.

“Dita e sotme dhe paraditja e nesërme do të jetë me kthjellime, por pasditja e së martës sjellë zhvillim të vranësirave dhe do të ketë reshje shiu. Parashikohet që këtë javë të jenë prezente reshjet e shiut. E premtja dhe fundjava do të sjellin rebeshe shiu, ku në zonat veriore priten të jenë me intensitet të lartë, ndërsa zonat jugore herë pas here do të kenë reshje shiu. Temperaturat sot e nesër mbeten të larta, por nga dita e mërkurë do të kemi rënie graduale me 1 ose 2 gradë celsius. Dita e premte jo vetëm që do të sjellë reshje intensive por do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave  duke bërë që maksimumet të zbresin në vlerën 21 ose 22 gradë celsius”, tha ai.

LEXO EDHE:Banka Botërore: Çmimet e larta, kontratat PPP dhe fatkeqësitë natyrore rrezik për perspektivën ekonomike të Shqipërisë

Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga Katastrofat Natyrore, varka e vetme e shpëtimit

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë jo vetëm thatësira dhe intensifikim të zjarreve por edhe shira të rrëmbyer, përmbytje, stuhi ere etj.

Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, makina, biznese dhe të mbjella, duke çuar këdo drejt një kolapsi financiar.

Ndaj qytetarët dhe bizneset që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.

Sigurimi nga përmbytjet

Sigurimi nga përmbytjet mbulon humbjet fizike direkte nga përmbytjet dhe humbjet si pasojë e përmbytjeve që lidhen me erozionin e shkaktuar nga dallgët apo rrymat e ujit që tejkalojnë nivelet e parashikuara ciklike dhe që shoqërohen nga një stuhi e fortë, përmbytje të menjëhershme, e papritur, vërshime anormale apo situata të ngjashme.

Mbulimi i sigurimit nga përmbytja për strukturën dhe çfarë përmban shtëpia shiten si shtesë e mbulimit bazë nga zjarri.

Ndërtesat mbulohen për koston e zëvendësimit, por mbulimi për pasuritë personale është i disponueshëm vetëm në vlerën aktuale në para.

Nga përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore rrezikohen edhe automjetet tona dhe i vetmi sigurim motorik që e ofron këtë mbulim është Sigurimi KASKO.

LEXO EDHE: Je merakli ndaj makinës tënde? Ja pse duhet të kesh Sigurimin KASKO

Çfarë ndodh nëse nuk keni një policë për sigurimin nga përmbytjet dhe ndodh një përmbytje?

Të kesh një policë sigurimi kundër përmbytjeve është një mënyrë për të mbrojtur plotësisht asetet tuaja nga kostot e dëmtimeve dhe/ose humbjeve që mund të shkaktohen nga përmbytjet.

Nëse nuk e keni një sigurim, çdo dëm në pronën tuaj do të paguhet nga xhepi juaj.

MOS HARRONI! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

A jeni gati për të blerë?  

Shumë e thjeshtë! Online në www.sigal.com.al ose në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat