19.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJe merakli ndaj makinës tënde? Ja pse duhet të kesh Sigurimin KASKO

Je merakli ndaj makinës tënde? Ja pse duhet të kesh Sigurimin KASKO

Pasiguritë në jetën tonë të përditshme sa vijnë dhe shtohen.

Përveç “surprizave” në shëndet, banesë apo biznes, janë shtuar edhe ato në automjete.

Të gjithë e dime se makina është shndërruar në një mjet të rëndësishëm  të përditshmërisë sonë ndaj gjithmonë kemi apeluar që gjithëkush që posedon një të tillë të ketë edhe siguracionin KASKO, përveç atij të detyrueshëm TPL.

Ku ndryshon SIGURIMI KASKO nga ai TPL?

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL (Sigurimi i detyrueshëm motorik për palët e treta), i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër.

Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj, jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidenti.

Por nuk mbaron me kaq. Sigurimi KASKO ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonje pjesë ose vidhet plotësisht.

Më poshtë po ju sjellim një rast konkret nga Shkodra, zonë që thuajse çdo vit preket nga përmbytjet.

Makina luksoze, tip BMW, në pronësi të një qytetari të njohur në qytetin veri-perëndimor, u shkatërruar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të fundvitit të shkuar të cilat përmbytën edhe garazhdin e banesës.

Automjeti u dëmtua plotësisht por falë siguracionit KASKO në SIGAL UNIQA, pronari i tij, në një kohë rekord, u dëmshpërblye nga kompania e sigurimit në një vlerë mbi 30 mijë euro.

Kjo shumë i mundësoi qytetarit të mos shqetësohet për humbjen e pësuar por shumë shpejt ta zëvendësojë atë me një automjet të ri.

Nëse doni më shumë mbulim atëherë SIGAL UNIQA ofron edhe Sigurimin KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë si dhe Asistencën Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

LEXO EDHE: Makina pësoi defekt në mes të rrugës, në pikun e të nxehtit/ Si “AutoSOS” i erdhi në ndihmë familjes në Fier

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKO duke klikuar KËTU

Për më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat